ARKATANA

Shollat e Gjilanit pranojnë donacione për klasat parashkollore‏

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në shtatë shkollat e Komunës së Gjilanit, nga sot, ka nisur pranimi i donacionit nga Caritas-i i Zvicrrës në Kosovë, i pajisjes me inventarë dhe mjete të tjera didaktike, për nga një klasë, për nxënësit parashkollor, që do të përfundoj deri në fund të kësaj jave.

Donacioni i ardhur është falë bashkëpunimit shumë të mirë me donatorin dhe pas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me përgjegjësin e Caritasit të Zvicrrës në Kosovë, Kreshnik Basha.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se, këtë kërkesë që ne e kemi bërë së bashku edhe me shtatë shkolla të Gjilanit, sot po bëhet realitet dhe kemi një inventarë që pasuron kushtet e shkollave tona, ku numri i fëmijëve është më i madh.

“Ndjehem shumë mirë që nga sot deri në fund të kësaj jave do të bëhet pajisja e shtatë klasave në shkolla të ndryshme, me inventar dhe mjete didaktike për fëmijët parashkollor. Kjo është falë gatishmërisë së madhe të donatorit, që këto mjete të vijnë në Gjilan. Poashtu disa edukatorëve nga shkolla të ndryshme të Gjilanit, do t’u mundësohet edhe një trajnim pesë ditor, për ngritje profesionale në kuadër të projektit “Edukimi Parashkollor”. Gjatë vitit 2016, gjithnjë në kuadër të marrëveshjes, do të bëhet pajisja me inventarë dhe mjete të tjera edhe për klasë të tjera”, ka thënë, ndër të tjerash, drejtori Nazmi Musa, i cili, ka falënderuar donatorin dhe ka uruar suksese për nxënësit të cilët do të përgatiten për të filluar klasën e parë.

Uji Dea

Ndërsa, në emër të Caritas-it të Zvicrrës në Kosovë, Albert Bakalli, përgjegjës i projektit, ka thënë se ashtu edhe siç e kemi të precizuar në marrëveshjen që është nënshkruar nga përgjegjësi ynë në Kosovë, z.Kreshnik Basha, sot ne po e shndërrojmë në praktikë dhe nxënësit po e prekin inventarin dhe mjetet didaktike, lodra e gjëra të tjera konkrete shumë të rëndësishme për përgatitjen e tyre për të ardhmen.

Kurse, drejtori i shkollës fillore, “Sadulla Brestovci”, Ruhan Zymberi, ka thënë se ky inventar që nga tepihu e deri në lodrat nga më të ndryshmet, është një hap tutje drejtë ngritjes së cilësisë në arsim.

“Ngritja e cilësisë në arsim, nis që nga parashkollorët. Sot kështu edhe po bëhet. Kemi inventarë komplet për një klasë të tillë, duke përfshirë tepihun, karriget, tavolinat, pjesë të tjera të ndryshme e deri tek lodrat shumë interesante për fëmijtë. Urojmë që ky projekt dhe të tilla të ngjashme, të kemi edhe më shumë nëpër shkollat tona, sepse nevojat janë të mëdha, por, puna po vazhdon dhe rezultatet sigurisht që nuk do të mungojnë”, tha drejtori Zymberi.

Për ndryshe, sot ky inventar është pranuar në shkollat, “Selami Hallaqi”, “Sadulla Brestovci”, ndërsa nga dita e nesërme do të bëhet shpërndarja e inventarit edhe në shkollat “Rexhep Elmazi”, “Ibrahim Uruqi”, “Agim Ramadani”, “Skenderbeu”, “Liria” dhe për mësonjëtoren private “Qiriazi”, ndërsa projekti vazhdon edhe gjatë vitit të ardhshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.