ARKATANA

Shokuese: “Ajo hyri të sjellte një jetë të re, jo të mbetej pa jetë”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vdekja e Arbenita Spahiut e moshës 27 vjeçare ka shokuar tërë qytetarët e Gjilanit dhe në veçanti gratë të cilat në rrjetet sociale kanë hedhur akuza të shumta në adresë të Imet Rrahmanit. Një letër të tillë publike drejtuar Imet Rrahmanit e ka sjellur në redaksinë tonë edhe Xhemile Demi. Ajo thotë se këto tragjedi, duhet të trokasin në ndërgjegjen e atij që është i ulur në karrige si ministër i shëndetësisë. Desha ta pyes atë zotëri diçka? A keni shkuar ndonjë herë të vizitoni karriget ku vajzat, grat dhe nënat tona lindin? A e dini që, në ato karrige ku dikush shkon të sjellë në këtë botë një jetë të re, në fakt jep jetën e saj, fal kujdesit shtazor që bëhet ne repartet e lindjes, nëpër spitalet, që sipas jush janë me standard “europian”.

Desha të kujtoj, që ju përfaqësoni ato karrige të natalitetit, që në fakt sipas gjuhës popullore, aty bëhet “kasaphane”, ku femrat trajtohen si kafshë. Çdo herë, kur të uleni në karrigen e famshme, të një ministri të shëndetësisë, TË LUTEM kujtohu për çka jeni ulur aty? Kujtohu sa komod jeni ju, dhe si mund të jenë vajzat në karriget e lindjes, karrige ku sipas tyre nuk janë prej lëkure dhe aq komode si ajo e juaja.

Ato me lot në sy tregojnë që ato janë karrige “ekzekutuese”, të mbushura me lutje “Zot, të lutem të jetë doktori prezent në lindje e jo të lind prapë nga motrat, Zot, të lutem të jetë doktori në disponim dhe të mos jetë arrogant (Zot, të lutem të mos jetë doktori në ndikim te alkoolit), po po e them me përgjegjësi të plotë, mund te vizitoni korridoret, oborret e spitaleve dhe do gjeni doktor me pije në duar te cilat janë jo adekuate për tu pirë para lindjes, vetëm në zyre të tyre mos shkoni, se është mëkat të prishet gjumi në orar të punës.

GRANDEMALL

E dini ju zotëri “ministër”, nuk e di ende nëse e meritoni të ju them zotëri apo ministër ose thjesht më mirë po ju drejtohem me “ju” që thjeshtë merrni pagë, për të mbajtur përgjegjësin mbi supet e juaja për gjendjen e spitaleve tona, apo supet e juaja janë pasuruar aq shumë me korrupsion, saqë nuk kanë fuqi të mbajnë premtimin e bërë mbi një fjalë shumë të varfër, siç është fjala “drejtësi”.

Sa keq, të varet gëzimi i një qifti të rinj, harmonia e një familje të gjerë, por edhe më keq vet jeta e nënës apo fëmis, nga modeli i “kravatave” të pushtetit mafioz.

Unë Xhemile Z.Demi, sot shkruaj në emër të të gjitha vajzave të cilat lënë zërin e fundit të tyre, duke bërtitur nëpër korridoret e spitaleve, të cilat fatkeqësisht dhe lindin nëpër korridoret e spitaleve, por ajo më e dhimbshmja për ato të cilat nuk kanë fat të dalin gjallë nga ato dyer të spitaleve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.