UBT

Shokohet Serbia, BE i kërkon jo normalizim të marrëdhënieve por njohje direkte të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.

Uji Dea

Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.