Mobi Casa

Shmanguni nga konflikti i interesit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia Kundër Korrupsionit, përmes një opinioni ka këshilluar të gjithë kandidatët të cilët janë në garë për t’u zgjedhur në postet e pushtetit lokal që duhet t’i shmangen konfliktit të interesit që në momentin e marrjes së detyrave si zyrtar të lartë publik.

Agjencia kundër Korrupsionit ka rekomanduar të gjithë kandidatët që marrin pjesë në zgjedhje për Kryetarët dhe Zëvendës Kryetarët të Komunave, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Këshilltarët të Asambleve Komunale dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale se duhet t’i shmangen Konfliktit të Interesit që në momentin e marrjes së detyrave si zyrtar të lartë publik.

Sipas Agjencisë, ky opinion publikohet si rrjedhojë e një numri të madh kërkesash që i janë adresuar Agjencisë nga ana e kandidatëve për postet e lartë përmendura për t’u dhënë interpretimin institucional në lidhje me mënyrën se si duhet t’i shmangen Konfliktit të Interesit.

Uji Dea

Agjencia pasi që ka analizuar të gjitha kërkesat ka nxjerr këtë opinion i cili saktë e sqaron se në cilat rrethana një zyrtar i lartë publik gjendet në konflikt të interesit dhe mënyrën e shmangies së tij.

“Ky opinion jepet në mbështetje të nenit 5 (paragrafi 1 nënparagrafi 1.12) të Ligjit nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit dhe nenit 19 (paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 dhe 1.6) të Ligjit nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ku Agjencia është organi i vetëm i specializuar për nxjerrjen e vendimeve dhe dhënien e opinioneve rreth Konfliktit të Interesit”. /Telegrafi/