Shmangni yndyrat e pangopura

Zvogëlimi i marrjes së yndyrave të pangopura, të cilat janë të pranishme në ushqimin e pjekur dhe të fërguar, mund ta ndalojë zhvillimin e kancerit të prostatës, transmeton gazeta “Zëri”.

Rezultatet e studimit, të cilat janë realizuar në minj, janë bazuar në përcjelljen e ndikimit të acideve omega 3-yndyrore, përbërësit e zakonshëm të ushqimit te perëndimorët. Të dhënat nga studimi kanë treguar se dieta e veçantë me zvogëlimin e pjesëmarrjes së këtyre yndyrave është e lidhur më zvogëlimin e rrezikut për 27 për qind për kancer të prostatës.

Po ashtu është vërtetuar se zvogëlimi i konsumimit të acideve omega 6-yndyrore zvogëlon transformimin e qelizave parakanceroze në qeliza kanceroze të prostatës. Do të ishte mirë që ushqimet e fërguara dhe të pjekura të eliminohen tërësisht, por edhe zvogëlimi i tyre mjafton./ZËRI

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).