Shmangni këto ushqime nëse keni shtypje të lartë të gjakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çfarë e shkakton shtypjen e lartë të gjakut? Nëse edhe ju keni shtypje të lartë të gjakut, atëherë shmangi këta artikuj,

TRANGUJT TURSHI

Trangujt kanë pak kalori, pa yndyrë dhe të pasur me vitamina K që ndihmon në trashjen e gjakut gjatë lëndimeve. Por, një trangull turshi përmban më shumë se 570 mg natrium, që është më shumë se e treta sasi e preferuar. Nëse keni problem me shtypjen e lartë të gjakut, mos e teproni me trangujt turshi.

PROSHUTA

Pos se është e shijshme, proshuta përmban vitamina të kompleksit B (vitamina B1, B2, B3, B6, B12), vitamina D, zink, hekur dhe magnez. Po ashtu përmban shumë natrium. Vetëm tri rriska përmbajnë rreth 270 mg natrium dhe 4,5 gramë yndyrë

PETULLA

Të gjithë pëlqejmë petullat, shkaku i cilësisë dhe strukturës, por po ashtu e dimë se janë të dëmshme për shëndetin. Një petull mundet të ketë më shumë se 300 kalori dhe 12 gramë yndyrë. Petullat dhe ushqimi i fërguar paraqesin yndyrat trans që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Mobi Casa

LAKRA TURSHI

Lakra turshi është e pasur me vitaminat C dhe K, hekur, fibra dhe e forcon sistemin imun. Përmban sasi të madhe të natriumit, madje edhe atëherë kur ka etiket se posedon pak natrium. Gjysmë gotë e lakrës turshi përmban 460 mg natrium.

QUMËSHTI I YNDYRSHËM

Kur provoni të ndërtoni muskujt, qumështi i yndyrshëm është zgjedhja ideale. Një gotë e qumështit me plot yndyrë përmban tetë gramë yndyrë. Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, konsumoni qumësht me vetëm 2 për qind yndyrë.

ALKOOLI

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund ta ngritë shtypjen e gjakut dhe të dëmtojë enët e gjakut. Personat që kanë shtypje të lartë të gjakut në tërësi duhet shmangur alkoolin ose ta konsumojnë në sasi tepër të vogël.

(Kosova Sot)