Mobi Casa

Shmangni këto ushqime, largojeni nervozizmin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kur një person është nën stres, organizmi i tij nxitet që të kërkojë ushqim, edhe nëse nuk ka nevojë fare për të. Shpesh ndodh që ne nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë hamë ushqim dhe çfarë lloji hamë. Dhe në këtë artikull, ne ju japim këshilla se cilat ushqime duhet shmangur nëse dëshironi të largoni nervozizmin dhe të hani pa kontroll.

Sheqeri

Marrja e tepruar e sheqerit shkakton rënien e përqendrimit, rrahjet e shpejtuara të zemrës, harresën, madje edhe vështirësi me shikimin por edhe agresivitet. Nëse ëmbëlsirat i hani në mbrëmje vështirë do të flini, ndërsa të mos përmendim edhe që do të humbisni dëshirën për seks pasi që “injeksioni” i forcës do të veprojë shumë shkurt. Do të zhduket ende pa arritur te shtrati.

Kripa

Sasia e rritur e kripës së konsumuar bllokon gjëndrat që prodhojnë adrenalinë, e cila ju ofron energji shtesë dhe ua shton disponimin. Do të jeni nervoz, të lodhur dhe përsëri shumë shpejt të uritur, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Ushqimet djegëse

Ushqimet që e përshpejtojnë organizmin, sikur xhenxhefili apo speci, janë të mira, por nëse merren me masë. Assesi nëse jeni në ndikimin e stresit. Pas marrjes së ushqimit djegës organizmi fiton energji të re dhe atë e përzien me stresin me çka edhe e rrit më shumë.

Kafja

Mobi Casa

Pija e zezë është burim i stimuluesve, kafeinës, nxit krijimin e hormonit të stresit, kontribuon në mbledhjen e yndyrës rreth belit, dëmton zemrën dhe trurin dhe pengon gjumin.

Pijet e gazuara

Kombinimi i kafeinës dhe sheqerit dhe i ngjyrave artificiale në pijet e gazuara paraqet grumbullimin e stresit “në shishe”!

Mishi i kuq

Përbërësit e mishit të viçit dhe mishrave të ngjashëm rrisin nivelin e norepinefrinës, që janë të lidhur me rritjen e ankthit dhe stresit./ZËRI

Vitaminat: B, D, E

Proteinat: 330 g

Mineralet: Ca, Fe

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.