GRANDEMALL

Shmangni këto ushqime gjatë natës!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndoshta shpesh keni pyetur se cilat janë ato ushqime të cilat mund t’i konsumoni para gjumit?

Me siguri këtë pyetje e keni parashtruar nëse keni pasur probleme me gjumin, kilet e tepruara, ose ndoshta me të dy.

Por nëse dëshironi gjumë të mirë, ju duhet t’i shmangni këto ushqime para se të shkoni në shtrat, përcjell “Zëri”.

Mishi

Nëse darkoni vonë gjatë natës, shmangni mish, në veçanti atë prej lope. Organizmit i duhet pak kohë që ta tretë, ndërsa proteinat që i përmban shkaktojnë punë të përshpejtuar të neuroneve në tru. Megjithatë, nëse duhet të hani mish, zgjidhni mish pule ose gjel deti.

Akullore prej çokollate

Eco Higjiena

Gjënë më të keqe që mund ta futni në organizëm para gjumit është sheqeri. Ai trupit i jep energji që duhet të harxhohet shpejt, por duke marrë parasysh se shkoni në gjumë dhe aktivitetet janë në minimum, sheqeri në vend të energjisë do të transferohet në yndyrë.

Pikërisht këto janë arsye të mjaftueshme që herën tjetër kur të dëshironi diçka të ëmbël para gjumit, vendosni për kos frutash ose banane të freskët, transmeton “Zëri”.

Çaji i zi

Me siguri çaji i zi është zgjidhje më e mirë sesa kafeja e mbrëmjes për shkak sasisë së vogël të kafeinës, por nuk është zgjidhje ideale. Më mirë zgjidhni ndonjë çaj tjetër që nuk përmban kafeinë dhe që nuk duhet t’i shtoni sheqer. Përmban antioksidues që e zvogëlojnë tensionin e gjakut dhe e përforcojnë sistemin e imunitetit.

“Cornflakes”

Asnjë ushqim nuk ndihmon në plotësimin e sulmit të urisë së natës aq shpejt sa Cornflakes. Por, kini kujdes, përmban shumë sheqerna dhe prandaj duhet ta shmangni nëse dëshironi të flini në vend që të jeni hiperaktiv. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.