Shmangini yndyrat dhe sheqerin për kafjall

Kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë, dhe nuk është gjithçka e njëjtë se me cilat ushqime e filloni ditën.

Nutricistët këshillojnë që për kafjall të shmangni ushqimet e dëmshme që përmbajnë sasi të madhe me sheqer, por të përcaktoheni për ushqime që ofrojnë shumë energji dhe vitaminat e proteinat e nevojshme.

Ajo që e konsumoni për kafjall ndikon edhe në disponimin tuaj. Vezët, drithërat dhe perimet ju sigurojnë nutrientet e nevojshme, do të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak, ofrojnë ndjenjën e ngopjes dhe i ofrojnë mjaftueshëm energji dhe do të jeni të fokusuar në detyrat që ju presin.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).