Mobi Casa

Shkurtimi buxhetor brengos këshilltarët komunal

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Sinani tha se kjo qarkore vjen nga qeveria e Kosovës, kurse neve na mbetët që të jemi shumë aktiv dhe bashkërisht të bëjmë përpjekje për realizim të kërkesave dhe projekteve kapitale me këtë buxhet të planifikuar.

Sot është mbajtur seanca e Kuvendit komunal, në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit z.Bajram Dërmaku, ku pas hapjes së kësaj seance shpalosi pikat e rendit të ditës. Për propozim ishin gjashtë pika të rendit të ditës, por ato që më shumë patën rëndësi ishin:Shqyrtimi i kornizës afatmesme buxhetore 2016/2018, Shqyrtimi i propozim-vendimit për lejimin e shpalljes së konkursit për ndarjen e banesave dhe informata lidhur me përfundimin e gjysëmvjetorit të dytë 2014/2015. Këshilltarët ngritën shqetësimet e tyre për kornizën afatmesme buxhetore, si pasoj e shkurtimit të buxhetit.

Sinani tha se kjo qarkore vjen nga qeveria e Kosovës, kurse neve na mbetët që të jemi shumë aktiv dhe bashkërisht të bëjmë përpjekje për realizim të kërkesave dhe projekteve kapitale me këtë buxhet të planifikuar.

Begzad Sinani tha se kemi përmbushur të gjitha aspektet ligjore dhe teknike për fillimin e ndarjes së banesave për ato familje me nevoja të veçanta. Poashtu kem formuar komisionin profesional që do të merret me ndarjen e banesave pas përmbylljes së konkursit nga qytetarët e komunës sonë.

Mobi Casa

Ai njëherit kërkoj që ato banesa të ju ndahen familjeve që me të vërtet i duhen dhe i meritojnë. “Pa dyshim se komisioni do të bëjë punën e vet profesionale që duhet për ndarjen e banesave”, veç tjerash ka thënë Sinani.

Pas debatit për gjysmëvjetorin e dytë të përfundimit të vitit shkollor 2014/2015, kryetari Sinani falënderoi drejtorët e drejtorive komunale që po i përmbushin kërkesat e qytetarëve.

Sinani tha se nuk është e lehtë për mua si kryetar e as për drejtorin e arsimit që pas shuarjes së klasave të 13 të mos mbetët asnjë mësimdhënës pa orë mësimi dhe pa punë, poashtu testi i maturës që është përmbyllur me sukses dhe përfundimi i vitit shkollor ka thënë Sinani.

Drejtori Shkodra tha se kemi marr lavdërata nga Ministria e Arsimit për mirëmbajtjen e testit të maturës dhe arritjes së lartë të kalueshmërisë së nxënësve dhe pa incidente apo largime nga testi./rajonipress/