Uji Dea

Shkurti i shkurtuar (Mikut të zemrës Alush Canaj, pas dyzet vitesh)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Meti Rexhepi

nën këmbë shkrihej bora e shkurtit
çelësin e gëzimit hilja i kishte rrëmbyer Alushit
mandej ia fshehu drynit mu në mes të dimrit
dimri nuk ishte vetëm stina e bardhë e vitit
ai të nxinte edhe në verën e regjimit
në pikëtakimin e një të hëne
erdhi kumti i një gjëme
uji i borës gjeti rrjedhën e vet
dheut të kopshteve trotuareve dhe në sy
Alushi nuk doli aty

*
hijet e zeza i kishin shpaluar një meny
dhe i vunë një dry
Atij që përkëdhelte zogun e pikëlluar
me vetulla të ylberta fshinte sytë e lotuar
afshet e blerimit i thurte gjerdan
të dëshirës së çupëlinës
xhemperin e kaltër shirave akujve vapës
simbol kthjelltësie
fjalëve të Tija në letër
prore fryn freski e jetës

*
e diela e shkurtit Tij i preu dorën e zgjatur marsit
kush e di tutje çfarë mund të priste në aktet e dramës
do të ishte aktor me qeshje e lot drithërimash për rreze

FIDANISHTJA

*
Alush shkurt t`i prenë drutë pyllit tënd të erë-ëndjes

*
vjeshta e shiut të nënës nuk kishte pushuar
ajo kishte harruar se të gjithë kallinjtë e Alushit
nuk ishin shkundur
ndaj Ai aktin e katarzës kishte dëftuar
“Mbrëmë putha lirinë”
puthja e saj më ka shkrumbuar

*
por lash arën e grurit të mbjellë
me kallinj të pa shkundur
nga asnjë shtrëngatë
nga asnjë erë

Gjilan, më 16 shkurt 2021

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.