UBT

Shkurte Fejza: Shqiptarë kudo që jeni urime dhe me fat Bajrami i Madh

/ 1 minutë lexim

Me rastin e festës së “Fitër Bajramit”, mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë duke ju uruar paqe dhe lumturi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

“Bashkatdhetarë të dashur, shqiptarë kudo që jeni urime dhe me fat Bajrami i Madh”, ka shkruar këngëtarja.

Eco Higjiena

Kujtojmë, se Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.