Fundamenti

Shkurte Fejza shpreh indinjatën ndaj FSHF-së për ndalimin e këngës “Mora Fjalë”: Për mua është dëshpruese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Artistja e njohur Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me vendimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, e cila ka ndaluar transmetimin e këngës së saj të njohur ‘Mora Fjalë’ në stadiumin ‘Air Albania’, gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë televizive, Fejza ka shprehur shqetësimin e saj dhe ka përmendur Andi Verçanin, i cili ishte pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF, duke sugjeruar se ai mund të jetë shkarkuar për shkak të ftesës që i kishte bërë asaj për të kënduar këngën në stadium. “Ndoshta edhe pse bash më ka thirrë mua, e kanë shkarku, mund të jetë kjo arsyeja”, tha Fejza.

Artistja e njohur ka theksuar se ka pasur një ndjenjë personale dhe se ky veprim mund të ketë qenë i motivuar nga një qëndrim ndaj saj dhe popullit të Kosovës. “Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq… kjo mu ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli,” tha Fejza.

Eco Higjiena

Ajo ka zbuluar se ishte ftuar nga Federata për të kënduar më 12 tetor, por nuk kishte marrë asnjë përshëndetje nga ata, dhe ka ndjerë se pas asaj date kishte filluar një fushatë kundër këngës ‘Mora Fjalë’. “Nuk di çka me thanë. Për mu është shumë dëshpruese… Nuk merrsha vesh çka po ndodh. Ka qenë një injorim,” tha Shkurte Fejza, duke u shprehur e zhgënjyer nga veprimet e Federatës.

Fejza e ka përfunduar deklaratën e saj duke theksuar se kjo situatë ka ndikuar negativisht te ajo dhe te besimi i saj ndaj institucioneve, duke e cilësuar si një veprim të padrejtë dhe të dëmshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.