Hidromorava

Shkurte Fejza me dy këngë për 100 vjetorin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza padyshim është në listën e këngëtarëve që dihet se i janë gëzuar më shumë çdo triumfi të kombit shqiptarë. Dhe falë gjithë përjetimeve, nuk mungon as gëzimi i saj për festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe me këtë rast ajo ka vendosur ta shpreh atë përmes këngës.

Duke publikuar dy këngë për hir të kësaj date, Shkurta uroi të gjithë popullin shqiptarë për 100 vjetor.
Këngët që ajo ka zgjedhur t’i punojë për këtë festë janë për Çamërinë dhe Junikun.

FITORJA

Klipi i këngës, “Kuvendi i Junikut” është xhiruar në Junik, tregon Fejza. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij klipi janë burrat e Junikut dhe falë gatishmërisë së tyre nuk ka pas nevojë të aranzhojë aktorë. E veçanta e këtij klipi është edhe zëri në fillim dhe në fund të klipit, i cili është original i patriotit Hasan Prishtina, tha Shkurta.

Kënga tjetër e Shkurte Fejzës për festën e pavarësisë është “Vallja çame”. Që të dy klipet janë punuar nga EMF Creative dhe paraqesin frymën e vërtetë të festës dhe traditës shqiptare. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.