Eko Higjiena

Shkurte Fejza: “Ka kohë që në Kosovë muzika vetëm shikohet dhe dëgjohet shumë pak”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza në një intervistë për Indeksonline ka folur për projektet e reja muzikore, familjen e saj, si dhe planet në të ardhmen.

Indeksonline: Kur pritet ta kemi ndonje projekt te ri muzikor nga Shkurta ?

Shkurte Fejza: Unë punoj në vazhdimësi dhe kur e kryej këngën apo projektin e editoj, kështu që edhe në këtë kohë jam duke punuar. Momentalisht i kam nis jo një por disa këngë me bashkpunetorët e mi në Shqipëri. Këngët janë të zhanrit popullor dhe shpresoj se do të del diçka e mirë.

Indeksonline: Si ka qene kjo verë për ju ?

Shkurte Fejza: Edhe kjo verë kaloj shumë mirë me angazhime si zakonisht me dasma dhe ahengje familjare. Edhe pse jam soliste e koncerteve e kam gjetur veten shumë mirë edhe në këto evente familjare. Kam adhuruesit e mi dhe kam një angazhim shume stabil. Mua më ftojne të gjithe ata që duan të festojne dhe argetohen me tingujt e muzikës shqipe dhe për fat të mirë ka aq shumë këngë të bukra popullore që janë ritmike sa nuk ka nevojë fare për muzike të huazuar.

Indeksonline: A mendoni se në Kosovë ma shumë ,,shikohet‘ ’apo dëgjohet muzika ?

Eco Higjiena

Shkurte Fejza: Ka kohe që në Kosovë muzika vetem shikohet dhe dëgjohet shumë pak dhe si rrjedhojë e kësaj tani shumë shpesh lexoj dhe has disa emra që i quajnë kengetare e në fakt ato nuk këndojne fare. Kjo cka po ndodhë me muziken por edhe me kulturën në pergjithesi në Kosove nuk besoj se ndodhë kudo tjeter në asnje vend dhe ka me pas pasoja shumë të mëdha në të ardhmen.

Indeksonline: Si janë raportet e Shkurtes me koleget e saj ?

Shkurte Fejza: Une kam raporte të mira dhe shume korrekte me koleget e mia. Edhe pse puna e këngetareve është individuale dhe secili e ka punen e vet, projektet dhe angazhimet e veta shpesh ndodhë të kemi edhe bashkpunime në mes veti. Dhe keto bashkpunime bëhen me ndonje këngë duet apo edhe potpuri që bënim më herët. Me herët kryesisht para luftes por edhe në vitet e para organizoheshin koncerte dhe merrnin pjesë shume kengetar ku rrinim më shume bashke. Ndersa tani secili shkon individualisht ose me grupin e tij dhe më pak kemi kohë qe të takohemi.Unë këtë vit martova vajzen time Besianen dhe në naten e beqarisë- kanagjeq kisha aty thuaja të gjitha këngetaret e muzikes popullore të cilat dhanë edhe një kontrinut shumë të madh atë nate duke kënduar dhe ngritur nje atmosferë të paparë me kengët, vallëzimin dhe performancen e tyre. Shfrytezoj rastin edhe njehere t’i falenderoj nga zemra me urimin që gjithmonë dasma e gezime paqin në familjet e tyre dhe ua kthefsha me të mira.

Indeksonline: Cilin koleg/kolege do te zgjidhje për ndonje bashkpunim { duet}.

Shkurte Fejza: Kjo puna e bashkpunimeve kohëve të fundit u be si një mode derisa u bë edhe bajate. Kam përshtypjen se disa këngetare kur nuk kane cka tregojnë më, fillojnë me duete qe po i thojnë bashkëpunime sa për të shkruar portalet dhe prej atyre këngëve nuk del gjë dhe dëgjohen vetëm derisa të shkruhet për ato. Duetet nuk bëhen ashtu se po dua me bë nje duet me filanin apo filanen se kemi nje interes në disa raste duke i perzier edhe zhanret në formen më të panatyrshme.

Shkurte Fejza: Une kam bërë duete kohe paskohe por vetem atehere kur është realizuar një këngë e mirë dhe qe i pershtatet duetit dhe gjithmon vendosi për duet kur mendoj se do të jetë dicka e mirë. Jam duke punuar diqka te tillë dhe ndoshta do ta kendoj me Gresen, vajzën time sepse ajo kohëve te fundit më tepër po këndon këngë popullore dhe mjaftë po e gjen vetin në kete zhanër./Indeksonline/