Shkurte Fejza: “Ishalla me hair …”
E madhja e këngës sonë Shkurte Fejza, në pyetjen, se ç’mendon rreth trendëve të rinj sot në muzikën popullore shqipe, ajo për Kosovaren ja ç’thotë :
Vetë jeta është një rrjedhë e pandalshme dhe bashkë me të edhe muzika dhe arti në përgjithësi. Unë i kuptoj trendët e rinj dhe ata duhet të ndodhin gjithmonë, por kjo çka po ndodh tek ne…nuk e di çfarë emri duhet të ketë. Sot kënga popullore po luftohet në mënyrën më të egër të mundshme që mund të ndodhë në një shoqëri normale. Ndërsa, trendët e rinj po paraqiten në shumicën e rasteve në format më vulgare që nuk perceptohen nga njerëzit normalë. Mjafton vetëm nëse fillon të shikosh një videoklip të vajzave të reja, sepse nuk durohet të shikohet deri në fund nga veprimet e tyre. Është e çuditshme se çka promovojnë TV-të, gazetat dhe portalet tona. Në kësi situate, populli thotë “ishalla me hair.


