Fundamenti

Shkurte Fejza feston 50 vjetorin e karrierës: Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Primadona e muzikës shqipe Shkurte Fejza e cila për pesë dekada i dhuroj muzikës shqipe perla që i mbijetuan kohës duke u shndërruar në hite dhe lejmotiv sot feston 50 vjetorin e karrierës artistike, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale Fejza ndër të tjera ka theksuar se “Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim”.

Me këtë rast ajo ka zbuluar se me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbahet koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zeri i kombit.

Uji Dea

“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zeri i kombit.
Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim.
Zoti ju bekoft shqiptarë kudo që jeni!
Me respekt dhe mirenjohje”, ka shkruar artistja.

Postimi i plotë:

Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime.
Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, të lidhur nga muzika dhe vlerat që na bëjnë këta që jemi,duke ruajtur me krenari identitetin tone kombetar.
Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zeri i kombit.
Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim.
Zoti ju bekoft shqiptarë kudo që jeni!
Me respekt dhe mirenjohje
Shkurte Fejza