FIDANISHTJA

Shkurte Fejza e zhgënjyer nga politika në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mjaft kritike dhe e zhgënjyer ndaj klasës politike në Kosovë është treguar sot këngëtarja e madhe Shkurte Fejza.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur mbi karrierën e saj gati 45 vjeçare, Fejza u pyet edhe për debatin më të fundit mbi korigjimin e kufijve me Serbinë, një tezë kjo e hedhur pak kohë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranushëm nga populli. Nuk e kuptoj, më vjen keq por nuk di. Kosova ka patur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës.

Para luftës ka qenë regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi, mirëpo pas luftës, unë mund ta them kështu : Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj që po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bëhet atje.

UBT

Sikur nuk e ndien në Kosovë, që njeriu duhet ta ndiejë vendin e vet dhe të marrë hapin , që të është dhënë ty përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve. Me pas një barrë në shpinë, sepse nuk mund të luash dhe të bësh çfarë të vjen ty më për së mbari, apo çfarë do të përfitosh personalisht, shkruan Shqiptarja.com.

Këngëtarja u shpreh mjaft e zhgënjyer me menyrën se si drejtohet sot Kosova duke thënë se lidershipi i vendit, jo vetëm që nuk mendon për qytetarët por madje shfaqet arrogant ndaj tyre.

Unë kam menduar që ata njerëz mendojnë më mirë për vendin e vet, për shoqërinë, për atdheun e vet, mirëpo ka ndodhur e kundërta dhe mua më vjen keq. Në përgjithësi ka edhe njerëz të mirë në fakt, që veprojnë. Mirëpo në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha janë për të ardhur keq. Këta që marrin vendimet e mëdha, që nuk pyesin, janë si gangsterë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.