ARKATANA

Shkurta “Godet shpirtin”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shkurta Gashi edhe për këtë fundvit ka përgatitur surpriza për adhuruesit e saj. Këngëtarja e cila kryesisht i këndon dashurisë, thotë të ketë gjetur momentin e duhur për të sjellë edhe një këngë të re kushtuar dashurisë.

“Godet shpirtin” titullohet kënga e cila së shpejti do ta ketë edhe videoklipin. Kompozimin, orkestrimin dhe tekstin e kësaj balade e ka realizuar Flori Mumajesi. Shkurta është e kënaqur me këtë projekt për të cilën pret suksese.

UBT

“Kjo është një baladë për të cilën kemi punuar me përkushtim të madh dhe e kemi sjellë në kohë të duhur. Besoj t’iu pëlqejë të gjithëve duke e finalizuar edhe videoklipin të cilin jam duke e punuar me produksionin ‘Arboni’ nga Gjilani”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Shkurta gjatë këtij fundviti do të plasoj edhe dy këngë të reja për të cilat do të flasë më vonë. Përveç këngëve të reja, Shkurta gjatë kësaj periudhe është mjaftë e angazhuar edhe me xhirime të programeve festive të fundvitit, për të cilat thotë se po shkojnë mirë. “Patjetër se xhirimet për programet festive janë të lodhshme, madje duke pasur parasysh edhe mbrëmjet muzikore që vazhdoj ti kem, por kryesisht këto xhirime shkuan për mrekulli”, është shprehur ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.