Shkrimtari, Selim ( Musli Geci ) nga Rogana

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Selim ( Musli ) Geci u lind më 22 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Roganë të Drdanës.Shkollën fillore, Selimi e kreu në vendlindje. Ndërsa u kualifikua për pjekës të pllakave sanitare të keramikës, në Fabrikën e pllakave në Dardanë.

Selimi me shkrime është marr që herët, por, rrethanat jetësore qenë të tilla, që edhe hapësira poetike ishte e dënueshme. Unë përherë kam qenë adhurues i natyrës, i botës së vogël të barit, luleve, dhe pemëve.

Foshnjat e diellit në lule kanë qenë fshehtësi e poezisë në mua. Shëndeti i barit në livadhe, dhe shëndeti i gjelbër i pemëve, shpirtin ma bënin më natyror. Rogana ka një pamje të pjatës së art. Mjafton të dish ta përdorësh mendjen dhe dorën, lugën do ta kesh përherë plotë të mira të jetës.

Selim ( Musli ) Geci, në vitin 2012, ka botuar librin, “Vendlindja”, ndërsa në dorëshkrim ka librin, “Foshnjet e luleve”. Për të pas një pasqyrë më të gjerë për shkrimtarin, Selim (Musli) Gecin, po japim një tufë me vargje;

FOSHNJET E LULEVE

Një fqinj me plotë egërsi
Ia futi thonjtë një luleje
Por rrënja kryengritëse
I dha gjak luleve të tjera

——————————-

këmisha e gjelbër e jetës
njëqind herë m´është shky
por duart e mëmës sime
atë s´e lan të vjetërohet

——————————-

Ky diell mbi fletoren time
Është gjak në vargjet e mia
Është gjak në petale lulesh
dhe jetë në foshnjet e luleve

Mobi Casa

——————————-

Një shpat me lisa e prenë
Dhe askush nga s´protestoi
Bari tek rrënjët e kujtoi
Dhe i bëri një homazh lisave

——————————–

Vëllai im i bie bukur kavallit
Me një tingëllimë epike të tokës
Atij i pëlqejnë lulet e kaçubës
Princeshat e vogla të natyrës

———————————-

Fitimit i kam thënë mos mi tremb
Fluturat, as në kopsht, as livadheve
I kam hyjnesha të natryrës
Dhe ëndërra me shumë ylbere!..

———————————-

Ah, sa më dhimbsen zogjtë
Kur zogjtë i zë shtrëngata
E shpirti më qanë me lot
Pse zogjëve nuk ia di gjuhën

Selim ( Musli ) Roganë, 2016