Hidromorava

Shkrimtari kosovar nderohet me çmimin më prestigjoz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Çmimi për letërsi iu dha Pajtim Statovcit për librin Bolla (Otava), të cilin juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës që të magjeps me fuqinë e shprehjes”.

Është bërë e ditur se shkrimtari shqiptaro-finlandez, Pajtim është nderuar me çmimin më prestigjoz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”, transmeton albinfo.ch.

Statovcit, çmimi iu dha për librin “Bolla” (Otava), të cilin juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës që të magjeps me fuqinë e shprehjes”. Ngjarjet në libër zhvillohen pjesërisht në Kosovë, vendlindjen e autorit.

Realisht, shkrimtari Statovci është një emër shumë i vlerësuar nga kritika ndërkombëtare.

Çmimet më prestigjioze të librit në Finlandë për letërsinë, jo-letërsinë dhe letërsinë për fëmijë u dhanë nga Fondacioni Finlandez i Librit (Suomen Kirjasäätiö) në Sallën Bio Rex, në Helsinki.

Vlen të theksohet se ngjarjet në libër zhvillohen pjesërisht në Kosovë, vendlindjen e Statovcit. Shkrimtari shkoi në Finlandë kur ishte dy vjeç.

KKVITI

Fituesi u zgjodh nga CEO-ja e kompanisë Yle, Merja Ylä-Anttila. Statovci ka marrë vlerësime anembanë botës për veprën e tij, përfshi një kandidim të fundit për Çmimin Kombëtar të Librit për romanin e tij të dytë, The Crossing.

Duhet veçuar se juria e vlerësoi librin kështu: “Një libër aktual, aspak paragjykues dhe gjithëpërfshirës, për gjendjen e pyjeve finlandeze dhe ndryshimin klimatik, ku perceptimet e natyrshme të njerëzve, përvojat, emocionet e tyre, si dhe njohuritë nga ekspertë, shkrihen vetvetiu me njëra-tjetrën”.

Kujtojmë se Pajtim Statovci është një romancier kosovar i rritur në Finlandë. Ai u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë masteri për letërsi krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Si fitues i Çmimit Shkrimtari i Vitit në Helsinki për vitin 2018, momentalisht ai është edhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. Romani i tij i parë, “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim të gjerë, si nga kritikët, ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, Helsingin Sanomat. Juria vlerësoi aftësinë e shkrimtarit, i cili në atë kohë ishte ende 24 vjeç, për të kombinuar jorealen me realen, dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra një kuptim dhe fuqi të re, përcjell albinfo.ch.

Shkrimtari kosovar nderohet me çmimin më prestigjoz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”