Fundamenti

Shkrimi që po shokon Beogradin: Tetë arsye pse duhet ta njohim Kosovën!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Beograd – Një medium elektronik nga Beogradi “Taçno” (Saktë) ka botuar një studim ku ka paraqitur tetë arsye se pse Beogradi duhet të ndryshojë kursin karshi Kosovës dhe duhet të njohë pavarësinë e saj.

Arsyeja e parë: Për shkak se Kosova praktikisht prej kohe të gjatë tashmë është e ndarë nga Serbia.

Serbia që 13 vite, nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës me NATO-në ka humbur kontrollin faktik mbi Kosovën. Serbia aktualisht nuk ka asnjë kontroll mbi Kosovën dhe Kosova gjatë 13 vite ka institucionet e saj si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror dhe këto institucione kanë zbatuar politika dhe Ligje krejtësisht të ndryshme nga ato të Serbisë.

Arsyeja e dytë: Mosmenaxhimi i duhur i Kosovës nga ana e Serbisë gjatë kohës që e ka pasur nën kontroll.

Serbia që nga lufta e parë ballkanike e vitit 1912 deri në vitin 1999 ka pasur strukturat e saj në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe ka dështuar që të vendos autoritet mbi popullatën. Forma e funksionimit të Kosovës gjatë asaj periudhe ka qenë kryesisht aparteide. Popullata shumicë shqiptare ka refuzuar aktivisht bashkëpunimin me strukturat dhe organet e Serbisë.

Arsyeja e trete: Pranimi i Kosovës është në interes të vetë Serbisë.

Serbia ka problem në ushtrimin e kontrollit ndaj territorit ekzistues të saj, sidomos në pjesën jugore dhe lere pastaj që të synojë shtrirjen e këtij kontrolli edhe ndaj Kosovës. Pretendimet për te shtrirë kontrollin ndaj Kosovës do ta varfërojnë Serbinë dhe do ta izolojnë atë nga Evropa.

Arsyeja e katërt: Për shkak të rrethanave të sigurisë.

Serbia ka probleme të brendshme me krimin e organizuar, korrupsionin dhe grupet e organizuara kundër shtetit. Gjendja do të ishte trefish me e rëndë dhe me e keqe nëse edhe Kosova do të ishte brenda saj.

Uji Dea

Arsyeja e pestë: Për shkak se popullata e zakonshme e kanë pranuar humbjen e Kosovës.

Në të gjitha hulumtimet e opinionit në Serbia pas vitit 2000 ka dalë rezultati se pjesa me e madhe e qytetarëve të zakonshëm e ndjejnë dhe e pranojnë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë me pjesë e Serbisë.

Arsyeja e gjashtë: Për shkak të serbëve në Kosovë.

Të gjitha qeveritë në Beograd e konsiderojnë prioritet mbrojtjen e serbeve të Kosovës. Nëse Serbia nuk mundet ta kthejë kontrollin në Kosovë, atëherë duhet ta njohë atë me qellim që serbët e Kosovës të mos shantazhohen, kërcënohen, dhe trajtohen si rrezik për shqiptarët.

Arsyeja e shtatë: Për shkak se Serbia moralisht nuk ka të drejtë të flas për Kosovën.

Përjetimet dhe vuajtjet e shkaktuara në Kosovë gjatë periudhës sa ka qeverisur me Kosovën Serbia kanë qenë të mëdha për shqiptarët, veçmas gjatë kohës 1989 -1999. Kjo kohë ka kulmuar me tortura, vrasje, përndjekje, masakra, djegie dhe diskriminim masiv ndaj shqiptarëve.

Arsyeja e tetë: Për shkak se popullata shumicë e Kosovës ka vendosur të mos jetojë me një shtet me Serbinë.

Arsyeja e tetë, por jo e fundit, thotë mediumi elektronik nga Beogradi, që Serbia duhet ta njoh Kosovën është fakt se popullata shumicë e Kosovës ka vendosur dhe është e vendosur që të mos jetoj në një shtet me Serbinë. Përcaktimi i tyre duhet respektuar nga Beogradi./Gazetaditore/.