Shkrim ekspertësh për rastin ekzemplar të Flurim Thaqit
Flurim Thaqi, baba i tre fëmijëve , më 19 maj 2006 ka pësuar një aksident pune, kur ai gjatë punës së tij është rrëzuar nga lartësia 3 metrash e skelave dhe me këtë rast pësoi thyerje sakrale të shtyllës kurrizore. Si pasoj e këtij aksidenti në punë filloi një histori vuajtjesh e gjatë dhe dhimbshme shëndetësore dhe juridike, e cila zgjat deri në ditët e sotme dhe në mënyrë ekzemplare përshkruan, se si migrantët nga Kosova mund të humbin të drejtën për përfitime nga sigurimet shoqërore.
Pas rastit të rrëzimit, Flurim Thaqi nga shtatori 2006 është vlerësuar si i aftë për punë dhe ka vijuar punën e tij përsëri si izolues fasadash në ndërtimtari.
Në fillim të vitit 2007 atij i janë paraqitur dhimbjet të forta; Mjeku i tij shtëpiak Flurim Thaqin e ka vlerësuar 100% të paaftë për punë duke i dhënë edhe vërtetimin përkatës me shkrim. Në pamjen e rëntgenit mund të vërehet ngushtimi i boshtit kurrizor (Spinalstenose / stenozë kurrizore L3/4), me dhimbje kurrizore e me zgjerim rrezatues të dhimbjes së këmbëve. Në nëntor 2007n Flurim Thaqit i duhet të operonte kurrizin, me një përmirësim të vogël. Si pasojë e kësaj Flurim Thaqi është i detyruar të përdorë medikamente kundër dhimbjeve dhe barna kundër depresionit.
Nga aksidenti në punë deri tek humbja e lejes së qëndrimit Më 15.4.2008 ai paraqitet tek Sigurimi i Pensionit të Invaliditet (IV/AI)për tërheqjen e përfitimeve të ligjshme. Sigurimi në fjalë (IV/AI) pas marrjes së vlerësimit të MEDAS refuzon të drejtën e përfitimeve të ligjshme; Flurim Thaqi sipas vlerësimit në fjalë ishte në gjendje aftësie të 100% të punonte si izolues fasadash!
Më 6.1.2012 Flurim Thaqi pësoi një sulm në zemër dhe me këtë rast aftësia e tij kontribuuese reduktohet edhe më tej.
Për shkak të përkeqësimeve shëndetësore Flurim Thaqi shtron një kërkesë të radhës në adresë të Sigurimit të Pensionit të Invaliditetit (IV/AI), të cilën kërkesë Sigurimi në fjalë (IV/AI) tek pas intervenimit të avokatit e morri në konsideratë dhe është duke e shqyrtuar.
Më 4 korrik 2011 lejes së tij vjetore të qëndrimit B i kalon afati; refuzohet zgjatja e leje së qëndrimit B dhe nga i siguruari kërkohet që të lëshojë Zvicrën deri më 31 tetor 2012 dhe këtë përderisa ishte duke u zhvilluar procedura e pensionit të invaliditetit, me ç’rast intervenon përsëri avokati dhe i cili e bëri të vlefshme se Flurim Thaqi tani për tani nuk mund të udhëtojë për në Kosovë, pasi kështu ai do të humbte të drejtën e përfitimit nga pensioni i invaliditetit.
Humbja e lejes së qëndrimit pa asnjë faj dhe rrezikimi i pensionit të invalidit Në të vërtetë që nga 1 prilli 2010 nuk ka më Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Kosovën, dhe si pasojë e kësaj, nuk paguhen më tej pensionet e reja nga kjo datë në Kosovë. Kështu ka vendosur qeveria federale me arsyetime vështirë të besueshme, gjoja për shkak të shpeshtimit të rasteve të keqpërdorimeve në Kosovë. Kjo ka si pasojë që personat nga Kosova me rastin e shtrimit të kërkesës për pension edhe në rast të fitimit të së drejtës pas 1 prillit 2010 ju duhet të mbeten në Zvicër për të përfituar nga e drejta e pensionit.
Enti për migracion për shkak të procedurës së hapur ka toleruar prezencën e Flurim Thaqit në Kanton të Schaffhausen-it, mirëpo pa ia zgjatur atij lejen e qëndrimit.
Vlerësimi i ri kërkuar nga MEDAS nga ana e sigurimit të pensionit të invaliditetit (IV/AI) i vërteton atij paaftësinë e 100%-të për punë të rënda dhe mesatare, megjithatë aftësi të plotë për punë të lehta, çka e ka shtyrë sigurimin (IV/AI) në fjalë të refuzoj kërkesën për pension invaliditeti me një njohje prej 10% shkallë invaliditeti. Me këtë rast problematika shumëvjeçare e dhimbjeve nuk është marrë në konsideratë nga ana sigurimi i pensionit të invaliditetit dhe pjesa tjetër që e bënë çështjen më të vështirë edhe shkaku i problematikës së migracionit.
Kundër këtij vendimi Flurim Thaqi ka bërë ankesë në Gjykatën e lartë; Vendimi është në pritje.
Emergjencë përkundër procedurës së pensionit të invaliditetit
Sikur të mos mjaftonte me kaq: Flurim Thaqi, pa të ardhura dhe pa mbështetje nga Enti Social i Kantonit Schaffhausen, i ka hequr edhe ndihmën sociale nga 1 prilli 2014; ai është vendosë në emergjencë (ndihmë nën minimale); për të paguhen 520.- franga për qira të dhomës dhe në javë i jepen vetëm 40 franga në formë kuponësh Migrosi. Enti Social e arsyeton këtë veprim me pritjen se emergjenca shërben për ta motivuar atë që të lëshoj Zvicrën.
Kundër këtij vendimi të Entit Social është apeluar dhe është bërë me dije, se Flurim Thaqi duhet të qëndroj në Zvicër deri sa të sqarohet çështja e pensionit të tij të invaliditetit, përndryshe humb të drejtën e pensionit në fjalë. Ai nuk mund të fajësohet që Zvicra nga 1 prilli 2010 nuk zbaton Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Kosovën; nisur nga ky fakt ai nuk duhet të motivohet për të lëshuar vendin, pasi me rastin e largimit nga Zvicra ai i humb të gjitha të drejtat e tij. Edhe këtu është ushtruar ankesa dhe pritet vendimi i Gjyqit të lartë.
Duke pritur vendimin e Gjykatës së lartë
Historia e Flurim Thaqit tregon në mënyrë ekzemplare se sa e vështirë mund të jetë për migrantët realizimi i të drejtave të tyre. Sikur të mos mjafton që sigurimi i invaliditetit nuk donë të merre parasysh dhimbjet dhe posaçërisht tek migrantët pretendon se dhimbjet kanë përcaktime kulturore. Kur pos kësaj shuhet edhe leja e qëndrimit dhe gjatë procedurës së shqyrtimit të pensionit të invaliditetit njeriu vendoset në ndihmë të ashtuquajtur emergjente, për t’ia humbur atij të drejtën e pensionit duke e detyruar të kthehet në Kosovë, atëherë kjo përzierje e së drejtës të huajve dhe asaj të sigurimeve shoqërore paraqet; shkelje kundër parimeve të procedurës korrekte; shkelje kundër ndalimit të diskriminimit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare për të realizuar për punëmarrësit një siguri sociale. Presim të ngazëllyer se si do të vendosë Gjyqi i lartë i Schaffhausen-it në rastin e Flurim Thaqit.
(RA David Husmann, Fachanwalt für Haftpflicht und Versicherungsrecht SAV www. schadenanwaelte.ch husmann@schadenanwaelte.ch)*
* Ky është vështrim i një eksperti dhe ky mendim nuk reflekton patjetër pozicionin e redaksis
albinfo.ch


