Eko Higjiena

Shkrepje armësh, dëmtim të lokalit e konfiskim të armëve e municionit në Busavatë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Busavatë të Kamenicës sipas policisë së Kosovës ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të dy personave dhe viktimës. Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri kurse gjatë kontrollit policia ka konfiskuar dy pushkë gjuetie, dhe 130 fishekë. Ky rast është kualifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Busavatë të Kamenicë gjatë një pune hetimore janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar të cilët paraprakisht kishin pasur një mosmarrëveshje me viktimën ndërsa më vonë dyshohet që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të viktimës mashkull shqiptar.

Mobi Casa

Gjatë kontrollimit tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe 130 fishek të pushkës së gjuetisë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Nga arma e zjarrit janë dëmtuar dritaret dhe dera e hyrjes së lokalit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/