United Hospital

Shkrepë me AK – 47 në mënyrë të pakontrolluar, plagoset një femër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Njësitet patrulluese ju kanë përgjigj thirrjes dhe me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës me banim rezident në Fshatin Karaqevë e Epërme komuna Kamenicë deri sa ishte nё njё aheng familjar, kishte marr armёn e zjarrit, AK-47, dhe në mënyrë të pakontrolluar kishte shtёnё dy (2) herë ku njё predhё kishte depёrtuar pёrmes dritares nё shtёpinё e kushëririt dhe kishte goditur nё pjesёn e pasme tё kraharorit viktimёn femër.

Në vendë ngjarje janë gjetë dy gёzhoja. Viktima ёshtё dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e hetimeve Rajonale, ku është bërë procesimi i vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma e llojit AK-47 (pa numër) me një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm që dyshohet të jetë përdorur në vend të ngjarjes.

FIDANISHTJA

Janë intervistuar familjarët në prezencë të prokurorit të shtetit, është arrestuar i dyshuari dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë.

Edhe përkundër apeleve dhe kampanjave vetëdijesuese nga ana e Policisë së Kosovës, po ka raste kur nëpër ahengje dhe gazmende familjare fatkeqësisht po përdoren armë.
Policia e Kosovës gjatë gjithë vitit po vazhdon kampanjën vetëdisuese “Festo me zemër pa armë”.

Përdorimi i armëve nga personat e pa autorizuar është vepër penale dhe e dënueshme me ligj, në radhë të parë rrezikohen anëtarët e vetë familjes por edhe të tjerët.
Policia e Kosovës deri tani ka arritur ti lokalizoj disa raste të tilla dhe kallëzimet penale për përdorim të armëve nëpër ahengje familjare janë dërguar në Gjykatë, policia do të jetë e përkushtuar në zbatim të ligjit dhe për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.