Shkon Shpresa, vjen Deniza Limani në krye të Drejtorisë së Kulturës

Gjilan – Lutfi Haziri pas gjashtë muajsh qysh kur kishte paralajmëruar se do të bënte ndryshime në drejtorit komunale, më në fund ka marrë një vendim të parë që në vend të Shpresa Hajdarit ta caktojë ushtruese të detyrës Deniza Limanin.
Deniza Limani do të jetë ushtrues e detyrës në drejtorinë e kulturës në vend të Shpresa handarit e cila pritet të sistemohet në Bibliotekën e qytetit.
Këtë njoftim e ka bërë publik vet Deniza Limani. “Faleminderit kryetarit Lutfi Haziri për besimin dhe detyrën e dhënë si ushtruese e detyrës së Drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport” ka shkruar Limani.
Deniza Limani ndryshe ka qen pjesë e kabinetit të Lutfi Hazirit dhe me shumë kompetencë e përgjegjësi ka arritur të kryej detyrat brenda sektorit të saj./rajonipress/