UBT

Shkon në pushime dhe shërohet nga kanceri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Manchester- E sëmurë me kancerin në mushkri, Lisa Russell kishte vendosur që vitin e fundit të jetës së saj ta kalonte me dy vajzat e veta.

37 vjeçja dhe burri i saj Anthony ishin martuar shumë kohë më parë dhe të gjitha kursimet gjatë viteve kishin vendosur që t`i shpenzonin për një pushim luksoz me familjen e tyre.

Kështu para se të shkonin në pushime, Lisa kishte planifikuar funeralin e saj dhe kishte shkruar letra lamtumire për dy vajzat që do t`i hapnin ato pas vdekjes së saj.

“Unë isha shumë e re kur më vdiq nëna. Ideja se edhe vajzat e mija do ta kishin të njëjtin fat ishte tmerruese”, ka thënë ajo. “Kur iu tregova vajzave se unë nuk po shkoja askund ishte momenti më i mirë në jetën time”.

Ajo ishte diagnostifikuar me disa qeliza të vogla të kancerit, që në moshën e saj tek gratë shfaqet shumë e rrallë.

Doktorët i kishin thënë se kanceri i saj ishte i pashërueshëm por kimioterapia do t`i jepte mundësi që 18 muajt e fundit, Lisa t`i kalonte me familjen e saj.

RCCOLA

Pasi mësoi se nuk kishte shumë muaj jetë, ajo kishte frikë se vajzat nuk do ta mbanin në mend nënën e saj.

“Nuk dëshiroja që historia të përsëritej, prandaj vendosa që të krijoj disa kujtime të mira së bashku me vajzat e mija”, ka thënë ajo.

Ajo shpenzoi 4 mijë funte në spitalin e Manchesterit, ndërsa 16 mijë funte tjera i shpenzoi për pushimet që i kaloi së bashku me familjen e saj në Lanzarote, Bulgari dhe në Turqi.

Kurse në prill të vitit të kaluar, tre vjet pasi ajo kishte mësuar për sëmundjen e saj, kishte shkuar për tretmanin e rregullt në spital dhe asaj iu kishte bërë e ditur nga doktorët që sëmundja ishte zhdukur dhe se nuk kishte mbetur asnjë qelizë kancerogjene.

“Goja ime mbeti e hapur. Nuk mund të besoja atë që thoshte mjeku. Askush nuk e kishte parashikuar se unë do të jetoja. Të gjithë në spital ishin të habitur”.