HW

Shkon në mbi 164 mijë numri i pensionistëve të moshës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rritje e përfituesve në disa skema, rënie e theksuar në të tjera. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2025.

Sipas të dhënave të ASK-së, ka një rritje të konsiderueshme të numrit të familjeve që marrin përkrahje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke shënuar një rritje prej 11,9% në krahasim vjetor.

Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-26,8%); skema për pensionet e Trepçës (-20,6%); skema për pensionet familjare (-11,2%); skema e ndihmës sociale (-10,9%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,7%).

KKVITI

Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,1%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,6%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,4%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1,2%); skema për veteranët e luftës (0,4%)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.