HW

Shkollës, qytetit e shtetit të Kosovës i mungon tani e 17 vite profesor Ruzhdi Ismajli

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Intelektuali e profesori Ruzhdi Ismajli, i cili ndërroi jetë me 4 prill 2005, tani e 17 vite i mungon shkollës së Mjekësisë “Asllan Elezi”, qytetit të Gjilanit e shtetit të Kosovës. Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte udhërrëfyes drejt lirisë së Kosovës, ai ishte i dashur e i respektueshëm tek nxënësit, kolegët e qytetarët jo vetëm të Gjilanit por edhe më gjerë, ai ishte njeriu që bashkoi zemrat e lënduara të popullit shqiptar kudo që është paraqitur nevoja.

Profesor Ruzhdiu ishte njeri me vizione të larta, për nxënësit e popullin e tij – ai hapi shkollën e Mjekësisë në Gjilan kur okupatori Serb i mbylli të gjitha dritaret e nxënësve shqiptarë, por intelektuali e profesor Ruzhdiu nuk u dorëzua dhe ju kundërvu shtetit okupues me sistem paralel duke e udhëhequr shkollën e mjekësisë, drejt horizonteve të reja.

Ruzhdi Ismajli nga dëshira e gjuhës shqipe, ai e studioi këtë gjuhë për të ju trasuar nxënësve të tij kulturën shqiptare dhe të folurit në mënyrë modern, ai nga shkrimtarët e ndryshëm Rilindas shqiptarë u frymëzua për gjuhën, atdheun e kombin, dhe ishte betuar se një rrugë të tillë të Rilindasve do ta vazhdon gjerë në frymën e tij të fundit dhe këtë e arriti me shumë dashuri e profesionalizëm.

Ruzhdiu ishte njëri ndër aktivistët e parë në fund të viteve të 80-ta, ai arriti me shokët e tij të formon LDK-në, i cili në çdo cep të qytetit e rrethinë arriti ta sensibilizon dhe ta forcon popullin drejt fitoreve shekullore ndaj shtetit Serb, duke i treguar këtij pushteti famëkeq se në këtë vend ka njerëz që kësaj toke i dalin zot.

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, edhe pse në shumë raste ishte marrë në biseda informative nga forcat policore Serb, në shumë raste ishte edhe i torturuar, por ai në asnjë moment nuk u zmbraps për të mirën e nxënësve e popullit shqiptar, Ruzhdiu në shumë raste thoshte : “Nuk më duhet jeta pa nxënës e pa popullin tim, e kemi obligim shekullor që ti dalim zot atdheut”. Sot me shumë krenari, respekt e mallëngjim, shumë intelektual e profesor e kujtojnë profesorin e pa thyeshëm Ruzhdi Ismajlin. “Jam shumë krenar që kam pasur rastin të punoj me profesorin e pa thyeshëm Ruzhdiun. Ai ishte burim i dijës, burim i rezistencës, ishte një udhërrëfyes i pa trembur, prezenca e Ruzhdiut kudo që ishte na bënte më të sigurt, ai ishte me plot vizione, i deshti pa masë nxënësit e popullin e tij – si Ruzhdiu vështirë se do të ketë ndonjë herë profesor e atdhetar. Unë nganjëherë edhe sot jetoj me fjalët e tij të cilat ishin të pashlyeshme”, kujton me nostalgji, profesor Mitat Maliqi.

Uji Dea

Nostalgji e respekt të pafund për ish-kolegun e tij, ka edhe profesor Abdulla Elezi, i cili thekson se shtetit të Kosovës i mungon profesor Ruzhdiu. “Ruzhdiu së pari i mungon familjes, nxënësve e shtetit të Kosovës, ishte i pa zëvendësueshëm kudo që u paraqit ishte i pa kompromis për shkollën shqipe dhe për nxënësit. Ai në asnjë moment nuk ju frikua policisë Serbe edhe pse shumë herë e malltretuan.

Fjalët e puna e Ruzhdiut ishin udhërrëfyes jo vetëm për nxënësit por edhe për profesorët e qytetarët, si profesor Ruzhdiu vështirë se do të ketë, jam shumë i lumtur e krenar që të mirën e të keqën e ndamë me njeriun që po na mungon tani e 17 vite”.

Profesor Ruzhdiu pas vete ka lënë një familje të mrekullueshme e intelektuale, këtë e dëshmon se djali i Ruzhdiut, Arbër Ismajli ishte edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit i cili me shumë sukses ka udhëhequr këtë post, duke dëshmuar se rrugëtimin e babait të tij të cilin e ndërpreu vdekja po e vazhdon me dinjitet e respekt.

Sot pas 17 vite me shumë dinjitet e krenari, jemi të nderuar ta përkujtomë këtë njeri i cili një jetë të tërë ia fali nxënësve e popullit të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.