UBT

Shkollë e frikës apo vatër e diturisë?

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Teuta Selishta – Para se të filloje mësimi në shtator del njoftimi nga DKA se, të gjitha shkollat janë në gjendje të rregullt për të filluar procesi mësimorë. Por, sa është reale kjo gjendje kur shohim situata të pakëndshme në shkollat e komunës tonë, ajo më shqetësuesja kur rrezikohet jeta e fëmijëve tanë në klasë.

Për të parë një gjendje e cila mund të përfundonte deri në tragjedi, të martën disa minuta para se të fillonte mësimi në klasën e katërt, të Shkollës Fillore ”Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur platoja e tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku dhjetë nxënës.

A duhet patjetër të shkaktohet një vdekje, e pastaj të ndërmerren masat e nevojshme? A ka marrë dikush përgjegjësi dhe a është sanksionuar dikush për këtë papërgjegjësi? Po sikur të shkaktohej një vdekje, kush do të jepte përgjegjësi?

Hidromorava

Nuk është për tu habitur, përveç kësaj në njërën nga shkollat më të mëdha të komunës ”Selami Hallaqi” në Gjilan, ka një tjetër gjendje aspak të këndshme. Në vitin 2018-të mungojnë bankat dhe karriget në këtë shkollë, dhe fëmijët duhet të barten nëpër klasa të ndryshme, gjë që më shumë maltretohen duke lëvizur se që mund të mësojnë diçka.

Është turp për drejtorinë e shkollës, Drejtorinë e arsimit dhe vetë komunën e Gjilanit të ketë kaq shumë papërgjegjësi dhe joseriozitet në arsim. Ato lavdërimet e retorikat boshe se ka regres e ndryshime pozitive janë vetëm politika ditore, gjendja në teren dhe realiteti në arsim është i mjerueshëm, fatkeqësisht. Bëhuni më të përgjegjshëm, mos të frikësohemi se në duar të kujt janë fëmijët tanë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.