Fundamenti

Shkollave të Gjilanit po i shtohen 5 terrene sportive në vlerë rreth 303 mijë euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se shkollave të Gjilanit po i shtohen pesë terrene sportive, të cilat kapin vlerën e afro 303 mijë euro.

“Siç jemi zotuar edhe në programin qeverisës, rëndësi të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të terreneve sportive. “Bajram Curri”, fshati Shurdhan – në vlerë 77,550.00€, “Skënderbeu”, fshati Vërbicë e Kmetocit – në vlerë 66,870.00€, “Fetah Qerimi”, fshati Vërbicë e Zhegocit – në vlerë 58,854.00€, “Afërdita”, fshati Kishnapole – në vlerë 57,733.60€, “Sadulla Brestovci”, Gjilan – në vlerë 41,870.00€, janë 5 shkollat të cilat shumë shpejtë do të bëhen me terrene sportive”, tha Hyseni.

Fundamenti

Kreu i Gjilanit theksoi se do të vazhdojnë investimet në terrene të reja sportive në çdo vendbanim.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në terrene të reja sportive në çdo vendbanim, me qëllim që nxënësit të angazhohen në skuadrat shkollore të futbollit, basketbollit, volejbollit dhe sporteve të ndryshme; por edhe qytetarëve t’iu krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, ka përfunduar Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.