ARKATANA

Shkollat në grevë pa afat prej 20 prillit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK) ka marrë vendim të enjten që të hyjë në grevë të përgjithshme që nga data 20 prill, me bojkotim të tërësishëm të procesit mësimor në afat të papërcaktuar.

Grevës është paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe mësimdhënësit universitarë, gjë që ndodh për herë të parë që kur SBASHK-u ka organizuar greva, duke bojkotuar mësimin nëpër shkolla.

ARKATANA

Arsyeja e hyrjes në këtë grevë, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është zhgënjimi me premtimin e Qeverisë për t’ua paguar 0.5 për qind të shumës së stazhit të punës për çdo vit të përvojës.

Ndërkaq, vendimi përfundimtar për të hyrë në grevë është marrë gjatë një takimi që Kryesia e SBASHK-ut ka mbajtur me përfaqësuesit sindikalë të arsimit nëpër komuna, si dhe me atë të arsimit të lartë. Aty po ashtu është vendosur që ditët e humbura gjatë grevës të mos kompensohen në asnjë mënyrë, shkruan Koha Ditore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.