HW

Shkollat e komunës së Vitisë do të jenë të gatshme për fillimin e vitit shkollor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – “Shpresojmë që të filloj mbarë ky vit i ri shkollor dhe të mos kemi probleme. Kërkoj edhe nga personeli, edhe nga nxënësit që të zbatojnë rekomandimet në marrjen e masave parandaluese ndaj Covid 19”, ka thënë Sokol Haliti.

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim që u mbajt sot, është analizuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë, si dhe gjendja shëndetësore e të prekurve me Covid 19.

Në këtë takim u bë e ditur se momentalisht në këtë komunë janë 67 raste aktive. Temë qendrore e kësaj mbledhje ishte çështja e përgatitjes për fillim vitin e ri shkollor.

Hidromorava

Kryetari komunës Sokol Haliti, kërkoi nga drejtoritë gjegjëse që të përkushtohen rreth përgatitjeve të objekteve shkollore, si dhe që të bëhet gjatë vikendit dezinfektimi i tyre dhe klorifikimi i oborreve, në mënyrë që për të hënën të jetë gjithçka gati.

Gjithashtu, u kërkua që shkollat të pajisen me dezinfektues e masa të tjera mbrojtëse. “Shpresojmë që të filloj mbarë ky vit i ri shkollor dhe të mos kemi probleme. Kërkoj edhe nga personeli, edhe nga nxënësit që të zbatojnë rekomandimet në marrjen e masave parandaluese ndaj Covid 19”, ka thënë Haliti.

Po në këtë takim, nga drejtori i Arsimit Basri Aliu, u tha se do të bëhet testi personelit arsimor në disa faza që janë paraparë në planin e hartuar nga Ministria e Arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.