RCCOLA

Shkollat e Kamenicës ndihmohen me inventar dhe pajisje teknologjike

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Donacionet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Kësaj here shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach” përmes një bashkëqytetare nga komuna jonë kanë dhuruar donacion inventar dhe pajisje teknologjike për shkollat e Kamenicës.

Shkolla “Gemeindeschule Lachen” ka dhuruar inventar për nevojat shkollore, kurse shkolla “Dornach” ka dhuruar pajisje teknologjike (printer, monitor, mikroskop etj).

Fundamenti

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar të gjithë donatorët që janë duke ndihmuar Kamenicën në vazhdimësi, e në veçanti këto dy shkolla.

“Falënderues për të gjithë donatorët që po vazhdojnë të na përkrahin në forma të ndryshme. Pajisjet teknologjike dhe inventari i dhuruar nga shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach”, do të lehtësojnë dhe përmirësojnë edhe më shumë mbarëvajtjen e procesit mësimor në Kamenicë. Gjithashtu një falënderim i veçantë shkon edhe ndaj bashkëqytetares sonë,e cila ka dëshiruar të mbesë anonim, për kontributin e dhënë për këtë donacion”, u shpreh Kastrati./rajonipress/