Hidromorava

Shkollat e Gjilanit e mbajtën grevën njëditëshe

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas raporteve që kanë arritur nga kryetarët e Këshillave greviste të të gjitha shkollave, tregojnë se në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit është mbajtur greva njëditëshe sipas vendimit të SBASHK-ut ka thënë për rajonipress Blerim Mehmeti.

Në një njoftim të kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për Komunën e Gjilanit i cili njëherit është edhe kryetar i këshillit grevist Blerim Mehmeti thuhet se ftesës për grevë iu kanë përgjigjur të gjitha shkollat e Gjilanit, përveç ndërrimit të dytë të shkollës së Mesme të Ulët “Abdullah Tahiri” të Malishevës.

Uji Dea

Greva e mbajtur sot është paralajmërimi i tretë për qeverinë që të reflektojë në zbatimin e plotë të kontratës kolektive. Gjatë vizitës nëpër disa shkolla kryetari ka marrë mbështetje nga arsimtarët që të vazhdohet me veprime sindikale deri në realizimin e plotë të kontratës kolektive tha Mehmeti./rajonipress/