RCCOLA

Shkollat e Gjilanit e mbajtën grevën e shpallur nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mësimdhënësit e të gjitha shkollave të Komunës së Gjilanit, e kanë respektuar në plotni grevën e thirrur nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut. Në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit dje dhe sot, është mbajtur greva e përgjithshme thuhet në njoftimin e kryesisë së SBASHK-ut në Gjilan.

Në komunikatën e SBASHK-ut në Gjilan thuhet se si mësimdhënës sot jemi irrituar me deklaratat e disa zyrtarëve qeveritarë. Ata në vend që të merren me zgjidhjen e telasheve dhe problemeve që vet i kanë krijuar merren me kërcënime.

Mendojmë se do të kishte qenë shumë më mirë që të gjithë të ulemi dhe t`i zgjidhim problemet e krijuara me koka të ftohta e jo ta hedhim fajin sa andej sa këtej, sepse deklaratat e tilla vetëm sa i kanë mobilizuar mësimdhënësit që të këmbëngulin edhe më shumë në kërkesat e arsyeshme dhe shumë legjitime të tyre. Nëpër listat e pagave të punëtorëve ka aq shumë gabime sa vërtet na acarojnë.

Mobi Casa

Është më e ditur se marrëveshja ka qenë e kahmotshme, dhe se realizimi i saj është dashtë të filloj nga janari i këtij viti.

Shtrohet pyetja: Pse u dasht me prit me fillue greva? Shpresojmë që qeveria do të reflektoj, dhe do t`i zgjidh problemet e krijuara. Dëshirë e mësimdhënësve është që të mos e humbim më as edhe një orë të vetme mësimore thuhet në njoftim./rajonipress/