United Hospital

Shkollat e Bujanocit i pret fati i Medvegjës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në shkollat e Luginës sot ka filluar viti i ri shkollor. Ajo që vërehet është zvogëlimi i numrit të paraleleve në të gjitha institucionet arsimore fillore dhe të mesme

Nëse vazhdohet me këtë ritëm s’ka dyshim se Bujanoci do të ketë fatin e komunës së Medvegjës në të cilën nxënësit shqiptar janë vetëm dhjetëra.

Migrimi drejt Kosovës dhe vendeve të Evropës perëndimore si dhe zvogëlimi i natalitetit ka bërë që në Bujanoc të zvogëlohet numri i paraleleve në shkolla dhe si pasojë e kësaj shumë punonjës arsimor të mbeten tepricë teknologjike.

Fshatrat Letovicë, Nesalcë e Osllarë dikur mund të formonin disa paralele, ndërsa sot kur ka filluar zhvillimi i mësimit ato mezi kanë arritur të formojnë një klasë të parë.

Hiç më mirë nuk është situata edhe në shkollën më të madhe fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc që dikur numëronte mbi një mijë nxënës.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle Bajram Salihut, “Muharrem Kadriu” këtë vit numëron rreth 800 nxënës, ndërsa në klasë të parë sivjet janë regjistruar 66 fëmijë.

United Hospital

“Para katër viteve në klasë të parë patëm regjistruar 128 nxënës kurse këtë vit kemi përgjysmë më pak”, i tha Titullit Salihu.

Ai njëherit shpjegoi se këtë vit ka katër punëtorë arsimor të grupeve klasore që kanë mbetur pa orë.

Numri i nxënësve këtë vit ka filluar të bie edhe në arsimin e mesëm. Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu kjo shkollë këtë vit ka një paralele më pak nga viti i kaluar.

“Në vitin shkollor 2013/14 kemi 49 paralele, një më pak se vitin e kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve që do të vijojnë mësimin është 1333. Këtë vit krahasuar me të kaluarin numri është zvogëluar për 82 nxënës”, u shpreh Fejzullahu në prononcimin e tij për Titullin.

Nëse vazhdon ky trend, numri i nxënësve respektivisht fëmijëve do të vazhdojë të bie në komunë të Bujanoc, duke rrezikuar kështu edhe mbylljen e ndonjë shkolle fillore, sidomos në vendbanimet e Malësisë së Bujanocit ku numri i popullatës është zvogëluar dukshëm./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.