Fundamenti

Shkollarët zhegras janë fitues të vendit tw parë në pingpong

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zhegër – Ditë më parë, ekipi sportiv i Shkollës fillore “Agim Ramadani”, në Zhegër, me paralelen e ndarë në Lladovë, zhvilluan gara në Pingpong, garë kjo e organizuar nga Shoqata e Sportit shkollor në Gjilan, ku shkollarët e fjalës në fjalë zunë vendin e parë në dy kategoritë: djem dhe vajza. Djemtë patën 12 ekipe pjesëmarrëse, kurse vajzat 5 ekipe të kësaj gare komunale. Pra, shkolla në fjalë e Zhegrës është shpallur kampione në dy kategoritë sportive të këtij sporti shkollor.

Me këtë rast, djemtë shkollarë fituan lojën e parë nga Shkolla fillore “Rexhep Elmazi” me rezultat 2:0, pastaj Shkolla fillore “Mulla Idrizi” nga Velekinca pat fitore 2:0 dhe në finale e mundën Shkollën fillore “Xhavit Ahmeti” nga Perlepnica, poashtu me rezultat 2:0.

Kurse i vajzave fituan ndaj Shkollë fillore “Aferdita” e Kishnapolës me rezultat 2:0 si dhe në finale shkoi Shkolla fillore “Vebi Ibrahimi” nga Verbica e Zhegovcit me rezultat 2:0.

Uji Dea

Siç mësuam nga Fehmi Sherifi dhe Baki Ademi, arsimtarë, këto gara të sportistëve, vazhdojnë garat Regjionale në katër komuna tjera. “Fillimi është i mirë, shpresojmë në të ardhmen e pritur të kemi rezultate të reja. Mos të harrojmë se, edhe vitin e kaluar, sportsitët tanë kanë qenë kampion në të dy kategoritë e këtij sporti. Po ashtu, edhe drejtoria e shkollës na përkrahur të kemi rezultate të pritura nga kjo disiplinë sportive”, kanë shtuar, z. F. Sherifi e B. Ademi, arsimtarë të edukatës fizike./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.