Fundamenti

Shkolla “Thimi Mitko” merr primatin në nivel kombëtar në lëndën e kimisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Viteve të fundit SHFMU “Thimi Mitko” po shquhet me rezultate kulminante në fusha të ndryshme në nivel kombëtar.

Një nga sukseset e mëdha të kësaj shkolle është ajo e arritur në lëndën e Kimisë në olimpiadën e Vll-të të radhës të organizuar nga Kolegji “Mehmet Akif” në bashkëpunim me MASHT-in.

Në finalen e garave kombëtare nga lënda e Kimisë ishin kualifikuar katër nxënës nga po kjo shkollë (më 7 nëntor 2015), kurse në finalen e këtyre garave të mbajtura më 26.03.2016, vendin e pare e zuri nxënësi i klasës së tetë të kësaj shkolle Lindrit Jahiu dhe fitoi bursën 100%, por suksese arritën edhe nxënësit tjerë finalist nga kjo shkollë në këtë garë duke fituar bursën prej 50% (Era Kurteshi dhe Lorinë Bajrami).

ARKATANA

Për një sukses të tillë të këtyre nxënësve meriton lëvdata edhe menaxhmenti i kësaj shkolle, por domosdo këto merita i atribuohen edhe profesoreshës së Kimisë pranë kësaj shkolle Merlinda Daku, e cila me punën e saj të palodhshme bëri që këta nxënës të kenë mundësinë e sukseseve dhe reflektimit të shkathtësive të tyre në këtë fushë.

Profesoresha Daku suksese të mëdha ka arritur edhe vitet e kaluara duke arritur që nxënësit e saj të arrijnë së paku një nga tri vendet e para të këtyre garave kombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.