Uji Dea

Shkolla të fillojë punën apo jo?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bekim Thaqi – Nëse nisemi nga parimi i thjeshtë se arsimi është bazë e çdo zhvillimi shoqëror dhe kulturor, atëherë pavarësisht pandemisë, që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe tërë globin duhet të fillojmë të mendojmë, dhe të bëjmë planet për fillimin e vitit të ri shkollor në objektet shkollore.

Është e vërtetë se rreziku i pandemisë dhe sëmundjes me Covid 19, është ende prezent, mirëpo kjo duhet të shihet tashmë si diçka që do jetë aktuale në tërë botën edhe për një kohë të gjatë.

Mësimi i zhvilluar online që nga marsi e këndej, megjithë që ka pasur një sukses deri diku, ma tepër ka qenë një nevojë emergjente,që nxënësit mos të shkëputen totalisht nga mësimi dhe mos ta humbin vitin shkollor, pasi tashmë gjysma e vitit shkollor kishte përfunduar.

Si të vazhdohet?

Një plan ku mësimi do të fillonte në objektet shkollore duhet të merret parasysh dhe tashmë duhet edhe të merren masat të cilat do e mundësonin këtë.

Fundamenti

Në përgjithësi klasët në objektet shkollore janë të mëdha dhe aty ku lejojnë kushtet nxënësit të qëndrojnë nga një për bankë dhe dritaret së paku në periudhën shtator-tetor të qëndrojnë hapur.

Aty ku kemi shumë nxënës në një klasë ora mësimore do të duhej shkurtuar dhe nxënësit të ndahen në dy grupe, në mënyrë që nxënësit të mos ekspozohen ndaj rrezikut.
Secila shkollë në hymje të ketë dezinfektues ku secili nxënës do të dezinfektonte duart gjatë hyrjes në shkollë. Stafi i shkollës pa përjashtim që nga drejtori , mësuesit dhe tekniku i shkollës ta kenë të obligueshme bartjen e maskës.

Të ketë një urdhëresë obligative që nxënësit apo mësuesit që kanë ndonjë simptomë të mund të pushojnë në shtëpitë e tyre pa ndonjë masë ndëshkuese.

Sipas shkencëtarëve virusi do të jetë prezent edhe shumë vite se bashku me ne kështuqë çdo shtyerje e fillimit të vitit shkollor do të ishte e kotë pasi pas 2 ose tre muajsh prapë do gjendeshim në situatën e njëjtë. Sipas praktikave në Evropë duket së mësimi do të fillojë në shkolla dhe këtë trend duhet ta përcjellim edhe ne, normalisht me një kujdes shumë të madh dhe me masat të cilat kontribuojnë që virusi mos të zgjerohet pakontrollueshëm.