ARKATANA

Shkolla t’bân me u nie i vetmuem!?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Halil Matoshi – Nji arsimtar kosovar tue dashtë me e deplasu testin PISA si të komplikuet e t’papërdhtatshëm si dhe jokoherent tha me përçmim, se nji nga pyetjet ishte edhe ajo se sa libra i keni në sh’pi!???1.

Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!?
Së shkolla përjetohet si ndëshkim (shkëputje nga lojnat dheqefi) âsht nji fakt por kur aty nuk ka kreativitet dhe mirëqenie ajo bâhet e mërzitshme.
Për shumë fëmijë, shkolla nuk është vetëm e lodhshme, por edhe shumë e vetmuar. Studimet tregojnë se 80 për qind e fëmijëve ndihen ndonjëherë të vetmuar në shkollë. (…)
Kështu konkludon studjuesi 𝐀𝐫𝐭𝐡𝐮𝐫 𝐂. 𝐁𝐫𝐨𝐨𝐤𝐬 mas shumë hulumtimesh.2.

Hidromorava

Sipas një studimi të kryer vitin e kaluar me mbi 21.000 nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara, dy ndjenjat më të zakonshme të përjetuara në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).3.

Shkolla duhet me u rimendu!
Aty duhet të firmësohen empatia, bashkëpunimi, fryma e garës, sensi estetik si dhe qytetaria aktive me sens kritik.
Aty duhet të nxitet reagimi qytetar ndaj padrejtësive sociale e korruptimit, si dhe ndaj nacionalizmit, popullizmit dhe agresionit.

  1. Bëjeni të nxënit interaktiv, jo veç me kabinete të praksës, mjete konkretizuese, kompjutorë e monitorë 3D, por dhe me njerëz të fushave të ndryshme që nga sporti deri tek televizioni.
    Për këtë duhen shumë pare.
    Prandej shteti nuk investon te zgjatu fuqinë poliktike përmes analfabetëve funksionalë!?5.
    Fëmijë nuk i tërheq shkolla kazermë dhe rreshti, me mësues pa edukim të mirë qytetar, me karaktere të vrazhda, (natyrisht me përjashtime) shpesh arrogantë e pa pasion për çkadoqoftë!?
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.