Uji Dea

Shkolla “Nazim Hikmet” nga Dobërçani, fituese e Olimpiadës së kimisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shkolla “Nazim Hikmet” u radhit në mesin e shkollave me mesataren më të lartë në mesin e shkollave pjesëmarrëse në Olimpiadë. Vendin e Parë në këtë Olimpiadë e zuri nxënësja e klasës së IX-të, Blerta Kryeziu nga shkolla “Nazim Hikmet”, si dhe Artiola Abdyli, vendin e dytë nga po e njëjta shkollë.

Të premten në hapësirat e kolegjit Don Bosko në Gjilan, u zhvilluan garat në lëndën e kimisë në kuadër të Olimpiadës së Kimisë të organizuara nga Shoqata e Kimistëve të Kosovës, e cila tani më është pranuar edhe ndërkombëtarisht si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.

Koordinatori i Shoqatës së Kimistëve të Kosovës për Gjilanin z. Ilir Kastrati, në ceremoninë e shpalljes së rezultateve finale u shpreh tejet i kënaqur me mënyrën e mbarëvajtjes së procesit të Olimpiadës, duke falënderuar DKA-në dhe kolegjin Don Bosko për mbështetjen e ofruar rreth organizimit të kësaj Olimpiade.

Pjesëmarrës në Olimpiadë ishin nxënësit e klasëve të IX-ta dhe të X-ta të shkollave të komunës së Gjilanit, të cilët ishin përzgjedhur fillimisht nga garat e brendshme të organizuara në shkollat e tyre.

ARKATANA

Shkolla “Nazim Hikmet” u radhit në mesin e shkollave me mesataren më të lartë në mesin e shkollave pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Vendin e Parë në këtë Olimpiadë e zuri nxënësja e klasës së IX-të, Blerta Kryeziu nga shkolla “Nazim Hikmet”, si dhe Artiola Abdyli, vendin e dytë nga po e njëjta shkollë.

Në ceremoninë e shpalljes së rezultateve dhe ndarjes së shpërblimeve për nxënësit në mesin e shumë mysafirëve ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e DKA-së, si dhe përfaqësues nga Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, të cilët u ndanë tejet të kënaqur me mënyrën e organizimit të kësaj Olimpiade, duke falënderuar koordinatorin e Shoqatës së Kimistëve të Kosovës për Gjilan, z. Ilir Kastrati, Master i Kimisë.

Nxënësit fitues do të marrin pjesë në Olimpiadën e cila organizohet kah mesi i muajit Maj në nivel të Republikës së Kosovës ka thënë Rexhep Arifi arsimtar në shkollën “Nazim Hikmet” ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.