Shkolla gjermane, edhe zyrtarisht me emrin e shqiptarit “Refik Veseli”
Për ditën e pagëzimit të shkollës jane ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000.
Më 8 tetor, një shkollë gjermane në Berlin edhe zyrtarisht pagëzohet me emrin “Refik Veseli” në nderim të shqiptarit me këtë emër, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte shpëtuar një familje hebrenje. Ai, si një djalë i ri, duke rrezikuar veten dhe familjen e tij, e kishte strehuar familjen hebrenje e cila mund të deportohej në kampet naziste të përqendrimit. Refik Veseli për veprën e tij të guximshme është nderuar nga muzeu i holokaustit “Yad Vashem” me titullin “I drejti në mes të popujve”.
Nxënësit e shkollës sekondare (shkolla fillore, cikli i lartë), me rastin e një vizite para disa vitesh në Yad Vashem kishin hasur në emrin e Refik Veselit. Me t`u kthyer, ata propozuan që shkolla e tyre të merrte emrin e përmendur . Në votimin që pasoi, k emër fitoi shumicën. Arsyetimi për këtë propozim ishte: Refik Veseli me angazhimin e tij ka treguar një shembull për humanitetin që nuk varet nga raca ose religjioni.
Për ditën e pagëzimit të shkollës jane ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000. Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titullin “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun).
albinfo.ch


