Fundamenti

Shkolla fillore “Xhavit Ahmeti” shënon nëntë vjetorin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore, sot në fshatin Hodonoc, është shënuar dita e shkollës fillore “ Xhavit Ahmeti”. Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe Drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu, me bashkëpunëtorë, familjarë të Xhavit Ahmetit, arsimtarë e banorë të këtij fshati e më gjerë.

Gani Basha Drejtor në Shkollën Fillore “ Xhavit Ahmeti” në Hodonoc tha se sot po bëhen nëntë vite të plota të shkollës e cila me krenari mbanë emrin e pedagogut të dalluar dhe veprimtarit të palodhshëm për çështje kombëtare prof. Xhavit Ahmeti.

“ Personeli arsimor i shkollës tonë me përkushtim i kryejnë detyrat pa dalluar askënd, ngase kanë përgatitje adekuate për nivelin e ulët, fillor dhe për nivelin të mesëm të ulët dhe mësimi në këtë shkollë zhvillohet në kushte të mira “ ka thënë drejtori Basha.

RCCOLA

Fahrije Kryeziu Drejtoresh e Arsimit, pasi uroj për ditën e shkollës tha se “ Duke e falënderuar Kryetarin e Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe mbështetje të pareshtur, mund të them se 98 % të shkollave janë rinovuar, riparuar dhe janë krijuar kushte të mira, në punë, në mësim dhe në të gjitha kriteret që e përcjellin procesin mësimor” ka thënë Kryeziu.

Xhemaj Ahmeti vëllai i Xhavit Ahmetit, përgëzoj për ditën e shkollës, uroj suksese dhe njëherit tha se gëzohem që kjo shkollë me krenari mbanë emrin familjarit tonë.

Për nderë të ditës së kësaj shkolle, drejtori i kësaj shkolle ka ndarë mirënjohje për disa arsimtarë, për punën dhe kontributin në zbukurimin e kopshtit të kësaj shkolle, e po ashtu mirënjohje u është ndarë edhe nxënëses Arbresha Morina, për vendin e parë në garat komunale “Gjuhëtari i Ri” ./rajonipress/