Hidromorava

Shkolla fillore në Busavatë kremtoi ditën e saj

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të mërkurën në një atmosferë e ambient të bukur shkollor, Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” e Busavatës, komuna e Dardanës, pati festë, e cila vatër e dije e shënoi 68-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë “datëlindje” të kësaj vatre të dijes, morën pjesë me dhjetëra mysafirë nga Prishtina, Ferizaji, Peshkopia, Gjilani e mese të tjera shqiptare. Kjo shkollë e shënoi me plot krenari punën 20-vjeçare të pavarësisë së saj.

Fillimisht, Abedin Maliqi, drejtor i shkollës në fjalë tha se, këtë vit janë mbushur 68-vjet nga fillimi i pandërprerë i mësimit shqip në shkollën tonë. “Kjo shkollë jona ka traditë të hershme të punës edukativo-arsimore. Këtu ka punë, por ka edhe suksese evidente. Prandaj, tash e 68-vjet më parë, këtu ka nisur puna me ditar në dorë. Është një rrugëtim mjaft i gjatë dhe shumë domethënës për njerëzit e Busavatës dhe fshatrave të kësaj ane. Pra, këto 7 dekada pune ishin përplot me ngjarje të paharruara në skenën e rrjedhave kombëtare, të mbushura me dhimbje dhe krenari, por edhe me fitore dhe pësime prej ditës në ditë, ku shënuam rritje e ecje të pandërprera në rrugëtimin drejt lirisë.

Ishte një koincidencë pikërisht më 7 mars të vitit 1948, 70 vjet më vonë se lindja e shkollës së parë në Korçë, hapet shkolla e parë shqipe edhe në fshatin Busavatë. Atë botë në shkollën tonë erdhi mësuesi Tefik Kallaba dhe foli shqip, por edhe shkruajti shqip e këndoi vetëm shqip. Ai ishte arsimdashës i madh i shkollës shqipe, i cili ishte i lidhur përjetësisht dhe shpirtërisht me shpirtin e lirë të shqiptarit. Tefik Kallaba i bashkoi armët e diturisë me armën e lirisë. Ishte njeri që i dha fuqi dhe guxim arsimimit të brezave të kësaj ane për ta mundur armikun në çdo kohë. Kur po e kremtojmë ditën e shkollës sonë, që ndjehemi krenar, por, përnjëherë na shkon mendja tek heronjtë tanë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të ardhur deri kjo fitore, e cila po ndriçon rrugën e lirisë së fituar.

Ne sot po punojmë dhe po ecim përpara. Por, puna jonë po bëhet në kushte jo të mira. Akoma nuk kemi ndihma nga komuna. Ky objekt shkollor ka nevojë të renovohet ose të ndërtohet një shkollë e re, të cilën e meritojmë. Këtu mësimin e rregullt e vijojnë 125 shkollarë dhe, me ta punojnë 20 mësimdhënës. Punojnë edhe dy punëtorë ndihmës, të cilët po përballen me kushtet e vështira të mirëmbajtjes së objektit shkollor. Nuk kemi asnjë mjet konkretizimi, “sende” këto që do të shërbejnë për t’i dhënë kuptim mësimit cilësor. Por, edhe pas kësaj “gjendjeje”, në sytë e fëmijëve shihet qartë elani e vullneti për t’mos u dorëzuar asnjëherë.

FIDANISHTJA

Na gëzon fakti që sot, në mesin tonë gjendet edhe mësuesi ynë i hershëm i kësaj ane, Hamid Masurica. Ai sot na nderon. Na nderon dhe prezenca e tij, këtij manifestimi i jep kuptim jetës sonë. Por, këtu sot kanë ardhur mysafirë edhe nga meset tjera, të cilët, si një, po e hijeshojnë këtë ditë të shkollës sonë”.

Me këtë rast, drejtoria e shkollës, për nder të kësaj feste madhore, të shënimit të 68-vjetorit të themelimit të saj, me mirënjohje i shpërbleu këto personalitete të kësaj ane, të cilët kanë grada të merituara shkollore, si: Sabile Abdyli, Daut Maliqi, Ramadan Maliqi, Abedin Maliqi, Fatmir Matoshi, Nazim Maliqi, Yll Sh. Maliqi, Hamdi Maliqi e Gani R.
Maliqi.

Posmortum, mirënjohje morën këta kandidatë: Tefik Kallaba, Halit Maliqi, Ruzhdi Maliqi, Ibrahim K. Maliqi etj. Të shtojmë edhe këtë se, kjo ditë nuk kaloi pa disa pika muzikore, të cilat ishin të përgatitura nga vetë shkollarët e këtij mesi rural. Pati recitime, këngë, valle, por edhe përurim librash.

Pas programit festiv, Daut Maliqi, publicist, poet e krijues nga ky mes, përuroi tri vepra letrare, si janë: “Toka ime”, “Rrjedhë lumi” dhe “Kullat e krenarisë”. /tefik selimi/rajonipress/