Hidromorava

Shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani” e Velekincës kremtoi ditën e saj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani e fshatit Velekincë, komuna e Gjilanit, sot kremtoi ditën e saj me një numër të shumtë të aktiviteteve shkollore. Me këtë rast, në oborrin e kësaj vatre të arsimit fillor ishin ardhur shumë qytetarë e mysafirë të këtij mesi për ta përcjellë programin festiv të organizuar nga shkollarët dhe stafi i mësimdhënësve të shkollës në fjalë.

Fillimisht, Fatmir Latifi, drejtor i shkollës në fjalë tha se, kjo festë e shkollës sonë lidhet me emrin e heroit të madh të kombit, Mulla Idriz Gjilani.

Ai tha se, sot, një falënderim i veçantë shkon tek familja e Mulla Idriz Gjilanit, e cila, si dje, por edhe si sot, mburret për atdhetarin tonë e të tyre, Mulla Idriz Gjilanit, i cili luftoi gjer në fund për çlirimin e vendit nga pushtuesi shumë shekullor. “Edhe shkolla jonë është krenare që e mban emrin e këtij heroi të madh të kombit, Mulla Idriz Gjilani. Ai ishte një figurë e madhe e kombit, i cili nuk do të harrohet, por do të përkujtohet dhe nderohet nga të gjithë qytetarët e këtij vendi”.

“Sot, nuk kemi kohë të flasim për historikun e shkollës, sepse, në kuadrin e kësaj “feste” kemi përgatitur shumë pika muzikore nga fëmijët parashkollorë e gjer tek mosha e të rinjve të kësaj shkolle. Jemi shkollë me rezultate pune. Këto rezultate i kemi arritur me punë të pakursyer, por kemi marrë edhe mirënjohje e lavdërata për punë e suksese inkurajuese. Edhe procesi i mësimdhënies dhe i mësimxënies ka ecur këtu mbarë. Për këto rezultate e fitore, kemi marrë disa mirënjohje në nivel komunal”.

ARKATANA

Me këtë rast, drejtori i shkollës z. Fatmir Latifi, në këtë ditë të shkollë, disa mësimdhënësve punëtorë i shpërbleu me mirënjohje, si janë: Ibrahim Hajrullahu, Gyltene Bajrami, Bahtije Maliqi, Miradije Maliqi – Shahiqi, Qamil Mustafa, ndërsa Salih Këqiku mori një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të dhënë pranë shkollës në fjalë.

Pas shpërndarjes së mirënjohjeve, vazhdoi programi i pasur artistik, ku në këtë ditë të shkollës u hodh valle e këngë nga më të vegjlit parashkollorë e gjer tek të rinjtë e klasave të nënta të kësaj shkolle fshati.

Pas kësaj pike të programit, është recituar një e recital kushtuar Agim Ramadanit “Katana”, e cila pjesë është pritur në mënyrën më të mirë nga pjesëmarrësit e kësaj feste shkollore.

Në fund të kësaj feste të shkollës në fjalë, disa krijues të Ars Klubit “Beqir Musliu” lexuan punimet e tyre në vargje, si janë: Avni Rudaku, Hysen Këqiku, Hetem Arifi, Selvete Abdullahu, Sarë Gjergji, Nebih Bunjaku, Tefik Selimi e Mehmetali Rexhepi. Po ashtu, në hollin e shkollës në fjalë ishte e hapur ekspozita e artistëve të vegjël të kësaj vatre shkollore. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.