Mobi Casa

Shkolla e Tërnocit me drejtor të ri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc, këto ditë, ka zgjedhur drejtor të ri Naser Zahirin, mësimdhënës disavjeçar i kësaj vatre arsimore, nga më të mëdhatë në nivel të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë në rajon.

Ky ndërrime erdhën si rezultat të shkarkimit të ish drejtorit të ksaj shkolle Bajram Salihu, nga Ana e Ministrisë së Arsimit.

Naser Zahiri, ka mbaruar Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë, i cili në fillim punoi si përkthyes në Kuvendin Komunal të Bujanocit, për të vazhduar si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Jetapress, mëson se drejtori i posazgjedhur Naser Zahiri, ka një bagazh të madh të veprimtarive politike, arsimore e humanitare. Ai, gjatë viteve të 80-ta në Prishtinë dha një kontribut të jashtëzakonshëm, po ashtu kontributi i tij veçohet edhe para dhe pas luftës, duke mos lënë anash edhe humanizmin që e ka në shpirt. Në këtë drejtim, duhet veçuar punën e tij si mësimdhënës në një periudhën 17 vjeçare në arsim në Shkollën e fshatit të tij të lindjes, pastaj njihet si autor i 10-të përmbledhjeve të detyrave për provimin kualifikues nga lënda e gjuhës shqipe, si dhe angazhimin e tij në Grupin Letrar të shkollës, duke marrë pjesë në gara komunale e ndërkomunale, duke nxënë madje edhe vendin e parë. Meqenëse profesor Naseri, e kishte në shpirt poezinë, ai, së bashku me nxënësit e tij, treguan suksese edhe jashtë kufijve shtetëror në Zvicër e Stamboll.

UBT

Personaliteti i profesor Naserit, shquhet edhe për seriozitetin e këmbëngultësinë për suksese, është i drejtpërdrejtë, si dhe urren dyftyrësinë dhe shpifjen. Në veprimtarinë e tij prej pedagogu më së shumti e motivon, dituria dhe suksesi i nxënësve, ky pra është, ai, i cili deri tani i ka munguar kësaj shkolle.

Vlen të cekët se Nazer Zahiri ka lindur, në Tërnoc, më 1960 dhe është prind i tre fëmijëve.

Jetapress e vlerëson lartë zgjedhjen e profesor Naserit në cilësinë e drejtorit, njeriut të qëlluar në postin e duhur, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në drejtimin e kësaj vatre arsimore, e cila mbanë me krenari emrin e heroit të popullit Muharrem Kadriut nga Tërnoci./Jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.