Shkolla e Pogragjës një gjigant i diturisë që i mbijetoj të gjitha kohërave
Gjilan – Shkolla fillore e mesme e ulët “Liria” në Pogragjë ka shënuar 70 vjetorin e saj me një bilanc tejet pozitiv pasiqë nga gjiu i saj ka nxjerr kuadro e njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat.
24 maji është ditë e veçantë për shkollën “Liria” të Pogragjës. Kësaj radhe ajo ka shënuar 70 vjetorin e themelimit me një program të pasur e me shumë aktivitete kulturore e sportive.
Për ta treguar rolin që ka luajtur kjo shkollë nëpër këto vite është përkujdesur profesor Xhafer Xhaferi i cili edhe nxori në dritë monografinë “Rrugëtimi 70-vjeçar i shkollës shqipe në Pogragjë”.
Monografia ka përmbledhur shumicën e kuadrove që ka nxjerr kjo shkollë dhe në mënyrë të thukët shpjegohen të gjitha të arriturat, peripetit, sfidat dhe presionet që ka pasur kjo shkollë që nga themelimi.
Në këtë përvjetor gjithashtu është thënë se shkolla “Liria” e Pogragjës mbetet një synonim i vatrës arsimore, edukative e kombëtare. Ajo nxori breza të shumtë, njerëz me ndikim në jetën politike, arsimore, profesionale, kulturore./rajonipress/


