HW

Shkolla e parë shqipe në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Krahas shkollës së parë shqipe , në qytetin tonë të Korçës –
Do t’ mësojmë shkollën e parë shqipe , edhe n’ trevat e Kosovës !
Në Malësi të Karadakut , atje n’ fshatin Stubëll t’ Epër –
Dom Mikel Tarabulluzi – ishte mësues i mirë për së tepër !

Refreni:
Porsi Dielli përmbi yje ,
Rreze drite që shkrepë n’ agim –
Ashtu mësuesi jepte dije,
Për nxënës , mësim dhe edukim !
Kalojnë shekuj , dimra e vera –
Nuk harrohet kurrë mësuesi !
Do t’ kujtohet plot me ndera –
Dom Mikel Tarabulluzi !

N’ vitin 1905 , n’ fshatin Stubëll lindi një shpresë –
Shkolla e parë shqipe me besë , që punonte plot qëndresë !
Kjo shkollë filloi të udhëhiqej , pa u lodhur nga mësuesi –
Që nuk jepej , as s’ tërhiqej Dom Mikel Tarabulluzi !

Refreni:
Porsi Dielli përmbi yje …etj.

Këtë shkollë n’ atë Malësi t’ lashtë , nxënësit shumë e kishin dashtë –
Mezi pritnin vitin 1906 !
Numri i nxënësve kishte arritur në 42 –
25 djem dhe 17 vajza shkollës s’ Stubllës ia kanë mësy !

FIDANISHTJA

Refreni:
Porsi Dielli përmbi yje …etj.

Shkolla ishte themeluar nga klerikë fetarë shqiptarë –
Sa më shumë për të mësuar , që të gjithë nxënësit fshatarë !
Kështu t’ gjithë nxënësit fshatarë , nga viset tona malore –
Mësonin mësimet pa ia ndarë , lëndë shoqërore dhe shkencore !…

Refreni:
Porsi Dielli përmbi yje …etj.

Këtë bindshëm e dëshmojnë librat n’ faqe t’ historisë :
“Numëratore” , “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë “,
“Këndimet e çunave” dhe abetarja shqipe e vitit 1886 –
E botuar në Bukuresht , që nxënësit shumë e kanë dashtë !
Refreni:
Porsi Dielli përmbi yje …etj.

Gjilan, më 15.11.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.