Fundamenti

Shkolla e Muhocit, shembull për arsimim dhe edukim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koordinatori i lëndës fetare me mësim në gjuhën shqipe, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i shoqëruar nga kryetari i republikanëve të Bujanocit, z. Avdil Ramadani, me bashkëpunëtorë, vizituan Shkollën Fillore “Migjeni”, në Muhoc.

Fillimisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, Vesel Sabedini, i njoftoi mysafirët për rrjedhat e procesit edukativo-arsimor, të kësaj shkolle e cila i ka paralelet e shpërndara në Breznicë e Qarr.

Gjatë këtij takimi u theksua nevoja e investimeve në këtë shkollë, as i përket sallës sportive, kopshtit dhe pajisjes së kabineteve me projektor e laptop. Gjithashtu, u diskutua edhe për sukseset dhe ngecjet e procesit arsimor, i cili është në përfundim e sipër të gjysmëvjetorit të parë. Sa i përket lëndës fetare, u cek problemi i dy kontratave, njëra prej të cilave është e tepërt dhe e panevojshme.

Koordinatori i lëndës fetare, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, e porositi drejtorin t’i jap fund problemit rreth kuadrit për lëndën fetare, ngase kjo shkollë është e vetmja, në nivel rajoni, që ka probleme rreth kuadrit arsimor fetar. “Ne do t’ju mbështesim, që njëra kontratë e lëshuar nga ish drejtori i mëparshëm, të shfuqizohet, në mënyrë që lënda fetare të zhvillohet pa pengesa dhe mungesa”, theksoi Myftiu Saqipi.

Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Republikane për Bujanoc, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar partie në nivel të shtetit, uroi drejtorin e sapozgjedhur të shkollës në Muhoc, duke i dëshiruar atij suksese në mbarëvajtjen e procesit shkollor në Muhoc dhe Malësi.
“Shkollat janë institucione arsimore shumë të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj, të cilat duhet të zhvillohen, avancohen dhe promovohet sipas standardeve evropiane.

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të stimulohen në mënyrë, që kjo vatër arsimore të mos shuhet si vatrat e tjera shkollore në Malësi”, theksoi z. Ramadani.

Në kudër të këtij takimi pat edhe diskutime të tjera dhe drejtori z.Sabedini, në shenjë respekti Koordinatorit të lëndës fetare, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc, z. Ramadani u dhuroi nga një libër monografik për historikun e shkollës “Migjeni” në Muhoc e rrethinë, njofton Qendra për informim e Partisë Republikane në Bujanoc./rajonipress/